DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dëmtimit të shtetasve të tjerë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka përplasur motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në fshatin Podgorie dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim të specializuar, në spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.