Në vazhdim të fushatës për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi higjienën kibernetike dhe mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi në Korçë trajnimin “Higjiena kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale dhe përmirësimin e aftësive për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Ky trajnim është pjesë e një nisme kombëtare që deri më tani ka përfshirë mbi 2400 pjesëmarrës. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera me synimin për të zgjeruar më tej ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike në të gjithë vendin.