Sot aktori dhe regjisori Guri Koço feston 69 vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shumta janë urimet që ka marrë.
Guri, Koço është aktor dhe regjisor. Ai ka lindur në Korçë në 6 dhjetor 1954. Kreu Institutin e Lartë të Arteve për aktor më 1976 dhe fill më pas u emërua në teatrin A. Z. Cajupi në qytetin e Korçës. Luajti Jagon në tragjedinë Otello të Shekspirit, ku ra në sy energjia dhe aftësia për ta mbajtur ndezur e në tone të larta konflikimin.
Një nga rolet mbresëlënëse të tij ishte Valeri te komedia Koprraci e Molierit (1982), sajë të cilit ai e bëri të dukshme dhuntinë e tij si aktor i vrullshem, zëplot, pasional, me prezencën skenike dhe i imponueshëm në veprim. Në figurë të vrazhdë, nervoze, sa edhe servile misheroi me rolin e drejtorit te drama Mësuesi i letërsisë e Ruzhdi Pulahës.
Në rrjedhën e viteve, Guri Koço anoi gjithnjë e më shumë drejt roleve komike, ku duket se ka edhe prirjet e veta organike. Kjo u dëshmua te komedia e Aristofanit, Lisistrata.
E suksesshme ishte komedia Zgjohu Vasilnë vitin 2002, si dhe komedia tjetër, Puthja e Ksenopullos (2007). Suksesin me te madh Guri Koços e arriti me komedine Hipokritët.
Kolibri.al i uron edhe 100 pranvera


