Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Alolli akuzon qeverinë për veprime arbitrare në Korçë: “Po goditen padrejtësisht bizneset, do jemi në mbështetje të tyre deri në fund”

    Aktualitet July 30, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka reaguar me tone të ashpra ndaj aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Korçës, duke e konsideruar këtë një fushatë të organizuar nga qeveria me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pa asnjë plan dhe pa asnjë dialog me bizneset e prekura.

    “Sot jam këtu para jush për të dënuar me forcën më të madhe veprimet arbitrare të qeverisë Rama, që godasin drejtpërdrejt ekonominë dhe zhvillimin e biznesit korçar,” – u shpreh Alolli.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas saj, dhjetëra biznese të vogla dhe të mesme që kanë operuar për vite me dokumentacion të rregullt dhe kanë paguar detyrimet, janë vendosur përballë ultimatumit për të liruar hapësirat publike brenda disa ditësh, ndryshe do të përballen me ndërhyrje të dhunshme.

    “Këto biznese nuk kanë zaptuar, por kanë punuar në përputhje me ligjin dhe me leje të lëshuara nga vetë Bashkia e Korçës. Edi Rama ka urdhëruar shembjen e tyre pa paralajmërim, pa analizë, pa zgjidhje,” – tha ajo.

    Alolli akuzoi kryebashkiakun Sotiraq Filo për servilizëm ndaj kryeministrit, duke e quajtur “lodrën e Ramës”, ndërsa theksoi se vetë ai ka qenë firmëtari i lejimeve për përdorimin e hapësirave publike para zgjedhjeve, me tarifa të caktuara sipas sezonit.

    “Ka qenë pikërisht Filo që i ka miratuar këto kërkesa, me 10 lekë për metër katror në muajt e ftohtë dhe 19 lekë në muajt e sezonit turistik. Sot, i njëjti njeri që i ka lejuar, i kërcënon me fadromë,” – shtoi Alolli.

    Duke vënë në dukje mungesën e një plani për menaxhimin e kësaj situate, deputetja paralajmëroi rrezikun e konflikteve sociale dhe trajtimin e pabarabartë të subjekteve, nëse “miqtë e pushtetit” do të përjashtohen nga goditjet.

    “Ky vendim rrezikon të kthehet në nxitës përplasjeje dhe diskriminimi, nëse do të preken vetëm të pambrojturit, ndërsa të pushtetshmit shpëtojnë,” – tha ajo.

    Alolli theksoi se nuk është kundër lirimit të hapësirave publike në parim, por kundër mënyrës si po zbatohet ky vendim:

    “Lirimi i hapësirave publike duhet të bëhet me një plan të qartë dhe të drejtë për të gjithë. Por kur ndodhet në shërbim të klientelës, kthehet në dhunë institucionale,” – deklaroi ajo.

    Në fund të deklaratës së saj, deputetja e PD-së lëshoi një thirrje për bashkim dhe rezistencë nga ana e bizneseve të prekura:

    “U bëj thirrje të gjithë bizneseve të bashkohen dhe ta kundërshtojnë me çdo formë këtë vendim. Ne si Partia Demokratike do të jemi krah tyre deri në fund. Diktatura nuk ka brirë – janë pikërisht këto veprime që e tregojnë qartë instalimin e saj,” – përfundoi Ledina Alolli.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.