Ambasadori i Tuqisë nga Korça komenton telefonatën e Ramës me Erdogan dhe “organizatën” FETO
Ka patur dje një telefonatë midis liderit tonë Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi dhe dialog të vazhdueshëm mes tyre, ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike ka qenë në kuadër të bisedimeve të tyre të vazhdueshme.
Kanë biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Siç është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme për pastrimin e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit dhe fesë, dhe kjo është prekur edhe dje në bisedën telefonike.
A mund të kemi detaje të tjera të kësaj telefonate, çfare dini ju. Shqiperia e ka pare përherë Turqinë si vend aleat dhe kjo është treguar dhe me mbështetjen tuaj ushatarake
A ka nje perparesi drejt kesaj? Dhe a jeni te kenaqur me reagimin e Shqiperise me organizaten FETO, kerkese e vazhdueshme e Erdogan.
“Partentiteti strategjik do të vazhdojë, siç ju e patë me të drejtë Shqipëria ka vlerë nga Turqia, dronet BAYRAKTAR, këto marrëdhënie do të vazhdojnë. Sic e thatë dhe ju Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot ishin 3 drone, nesër do te jenë pajisje të tjera.
Lidhur me organizatën FETO duhet të pyesni kryeministrin Edi Rama se si është përgjigjur në telefonatë, por mund të them se pjesa e pastrimit të FETO-s nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë, është dhe çeëhtje e shtetit shqiptar, ata janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet të bëhet vetëm për Turqinë por edhe për një të ardhme ëmë të sigurt të vendit tuaj. Do të marrim përfundimet për këtë temë, ka zhvillime.
Dua të theksoj se FETO nuk do jetë pengesë për vazhdimin e partentitetit miqësor të të dyja vendeve. Nuk do lejojmë që të helmojnë miqesinë midis dy shteteve. Kjo është punë që ne do t’i shkojmë deri ne fund”.