55 të dënuar pritet të lënë ditën e sotme qelitë e burgut të Drenovës ndërsa 73 persona të tjerë përfitojnë ulje të dënimit të tyre nga amnistia.
Burime të siguruara thanë se të dënuarit që lirohen dhe ata që përfitojnë ulje të dënimit kanë qënë të dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, “dhënie ndihme i kalimit të paligjshëm të kufirit”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “trafikimi i narkotikëve”.
73 të dënuar sipas të njëjtit burim përfitojnë ulje dënimi prej 18 muajsh nga dënimi i mbetur.
Nga burgu i Drenovës gjithashtu bëhet e ditur nëse nuk arrihet në kohë procedura e lirimit të 55 të dënuarve, procesi i lirimit të tyre do të vijojë ditën e enjte.
Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këto, 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, 55 prej të cilëve lirohen ditën e sotme


