Ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie do të jetë në parlamentin 140 vendësh të Republikës së Shqipërisë.
Kjo për shkak se Ervin Salianji do të shkojë në burg, e pas tij radhën në listë e kishte Andrea Mano, i cili duhet pranuar se është një nga vlerat politike të Korçës.
Ndërkohë pritet që javën në vijim Kuvendi t’i heqë mandatin Ervin Salianjit dhe t’i hapë rrugë prangosjes së tij.