Këtë rradhë janë 4! Janë të rinj të talentuar të Teatrit të Korçës që në 15-16 Korrik do t’u shkrinë së qeshuri me shfaqjen e tyre me të re. Juxhini, Franci, Silvio dhe Paola e kanë gati shfaqjen e tyre dhe me siguri që do jetë po aq e suksesshme sa shfaqja e vjetshme. Këta të rinj njihen për humorin e tyre të bukur dhe kjo shfaqje vjen fiks në sezonin e duhur kur të gjithë duan pak humor dhe gëzim pasi vera shfaqje të tilla do.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të urojmë sukses për Juxhinin, Francin, Silvion dhe Paolën por edhe për dy djemtë pas skenë Marjusin dhe Marineli!