Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.
Si mund të ndodhë kjo?
Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.
Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë.
Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.
Nga takimi falenderues në Tiranë që umbajt sot pasdite Rama ka folur për arrestimin e një sekretareje, por pa dhënë detaje.
Rama e tha por askush nuk e dëgjoi!