Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Artizanet e Korçës në zhdukje, qeveria hesht

    Uncategorized June 15, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Artizanët e Korçës, të cilët prej dekadash kanë ruajtur me fanatizëm punimet tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes. Pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor apo qendror, por edhe larg interesit të të rinjve, janë të paktë ata që ruajnë me fanatizëm këtë traditë.

    Sapo hyjmë në Pazarin e Korçës shohim restaurimin tërësor si pjesë e ansamblit karakteristik të pazarit, godinat karakteristike, tregtare dhe të artizanatit me vlera arkitekturore dhe artistike.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërtesat pas rikonstruksionit e kthyen këtë zonë të qytetit në një nga atraksionet turistike më të veçantë për turistët vendas e të huaj. Godinat karakteristike ruajnë arkitekturën e veçantë, të cilat tregojnë më së miri historinë e kulturën e qytetit. Qendra është rijetësuar, ku tani nuk ekzistojnë vetëm dyqanet e dikurshme që shisnin mallra, por ka plot bare, restorante etj, ku ruhen elementë të veçantë tradicionalë.

    Ajo çka na tërheq vëmendjen në rrugicat e pazarit janë sigurisht artizanët. Me dashuri, pasion dhe fanatizëm ruajnë ende zanatet e trashëguara brez pas brezi.

    63-vjeçarin Pëllumb Kovaçi e gjejmë pranë punishtes së tij. Padyshim mbiemri i tij tregon për profesionin dhe pasionin prej 50 vitesh dhe trashëgiminë ndër breza. Në punishten e vogël nuk mungon as fotoja e stërgjyshit të Pëllumbit për të treguar se ai e mbajti gjallë zanatin e familjes Kovaçi.

    “E kam trashëguar prej brezash këtë zanat, në foto kam edhe stërgjyshin, pasi ai ka ndërtuar dyqanin ku unë punoj aktualisht. Këtë profesion e kam pasur pasion që në fëmijëri. Vija me babanë dhe gjyshin dhe punoja, dhe më pëlqente teksa dalëngadalë u bë pjesë e imja, pasioni im. Me këtë vazhdova gjithë jetën”, rrëfen ai për Kolibri.al

    Ky dyqan është ndërtuar nga gjyshi i tij, ndërsa në vitet 62-63 këto hapësira u shtetëzuan. Pëllumbi arriti të rimarrë dyqanin në ’94 dhe që prej afro 30 vitesh nuk është larguar më që aty.

    “Unë kam 2 djem dhe do doja që tradita jonë e trashëguar ndër breza të mos humbiste, të qëndronte në familje. Por fëmijët s’kanë interes se nuk ka shumë punë, të dy kanë profesione të tjera. Më vjen shumë keq që kjo traditë dhe ky zanat po humbet dita -ditës. Ndihem keq dhe shumë i trishtuar se është një profesion nga më të lashtit. Mund të thuash është arkitekturë më vete pasi merr një metal dhe e kthen në vegël. Është kënaqësi”, thotë Pëllumbi për Kolibri.al

    Kovaçi kujton me nostalgji kohët e mëparshme, ku nuk kishte fabrika e uzina dhe ai mund t’i vinte në ndihmë njerëzve, duke i ofruar gjithë çfarë i duheshin për mbarëvajtjen e punës së tyre.

    “Në kohët e mëparshme ka pasur punë se nuk kishte uzina, fabrika dhe kovaçana i mbante me vegla njerëzit që punonin në bujqësi, ndërsa tani ka ndryshuar koha veglat i bëjnë me derdhje dhe kanë më shumë lehtësira.

    Pra ne na ka humbur vlera dhe nuk mund të marrin tek ne, se ne na shkon me kosto. Unë këtë periudhë jam marrë me riparime, u mpreh sëpatat, kazmat, çekanët e muratorëve dhe shumë rrallë mund të bëj vegla. Por nëse duan një vegël të mirë e bëjnë tek ne. Shumica e fabrikave i bëjnë me metale të përziera duke humbur cilësinë me gizë etj”, shprehet kovaçi.

    Aleksandra Gjinko është një tjetër artizane e qytetit të Korçës. 65-vjeçarja merret me artin e të punuarit me dorë: ajo qëndis, thur me grep, kanavace, makrame, thurje çantash, qilima etj. Aq intensivisht ka punuar sa duke vënë buzën në gazë shprehet:

    “Nuk e mbaj mend sa vite kanë kaluar që nga nisja e këtij zanati”

    “Por pasionin tim asnjëherë s’e kam lënë pas dore. Edhe tani që jam pensioniste vazhdoj të punoj. Çdo natë ëndërroj ça do bëj të nesërmen, aq pasion e kam punën e dorës”, thotë e moshuara artizane.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025

    Atmosfera e Festës së Birrës afron/ Ja si të rezervoni tavolinën tuaj

    August 6, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.