Përgatitjet për Festën e Birrës 2025 po hyjnë në fazën përfundimtare dhe tashmë janë hapur edhe rezervimet për pjesëmarrësit që dëshirojnë të sigurojnë një tavolinë në zonën me rezervim.
Eventi do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 gusht, në vendndodhjen tradicionale, Terminali i Autobusëve në Korçë, ku pritet të mblidhen mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
Për të rezervuar tavolinën tuaj, klikoni në linkun zyrtar të faqes: kookooli.com/event/festa-e-birres-2025.
Festa e Birrës është kthyer në një nga festivalet më të mëdha në vend, ku muzika, miqtë, birra dhe atmosfera unike e Korçës krijojnë një përvojë të paharrueshme verore.


