Author: Kolibri 1
Pogradeci po ndërton një skuadër që shumë shpejt mund të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Goditja e radhës nga presidenti i klubit liqenor, Armand Lilo, është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro. “Panorama Sport” mëson se pak minuta më parë 31-vjeçari ka firmosur me Pogradecin, duke u rikthyer në skuadrën e vendlindjes pas plot 8 vitesh. Për herë të fundit ai ka qenë pjesë e liqenorëve në sezonin 2015-2016. Oferta e presidentit Lilo bindi Zguron për të vijuar karrierën në ekipin e zemrës, ndërsa kishte disa oferta të tjera.
Në 13-jetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të prokurorit Xhevat Hana familjarët ende shpresojnë për drejtësi. Edhe psr kanë kaluar kaq shumë vite nga koha kur një prokuror në detyrë humbi jetën, çuditërisht ende nuk është zbuluar dora e cila i mori jetën njeriut të drejtësisë. Vëllai i ish prokurorit Selami Hana u shpreh për kolibri.al se” “Bishat vrastare, kriminelët gjakpirës të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëzit e pafajshëm”. Por duket se shpresat për…
DVP Korçë – Në një operacion të suksesshëm, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Pogradec. Sipas autoriteteve, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”. Burime nga policia bëjnë me dije se A. T. akuzohet për përfshirje në veprime mashtruese që kanë sjellë pasoja financiare për qytetarë dhe institucione të ndryshme. Ai ishte shpallur në kërkim dhe ndalimi i tij erdhi pas një koordinimi mes strukturave policore dhe institucioneve të drejtësisë. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar vijon të jetë muzeumi më i vizituar në qytetin e Korçës. Gjatë vitit që sapo lamë pas në të kanë qëndruar rreth 35 mijë vizitorë vendas e të huaj. Flukse të larta vizitorësh vendas dhe të huaj janë regjistruar edhe në këto ditë të para të vitit, ku krahas gjithçkaje argëtuese që ofron qyteti i Korçës vizitorët zgjedhin të njihen edhe me historinë e kulturën mesjetare. Ata shprehen të mahnitur nga vlerat që mbart e ekspozon ky muze. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka një fond të pasur prej 8000 objektesh nga te…
Kjo fundjavë është shoqëruar me reshje bore në zonat e thella malore të Korçës. Në majën e mashkullores në Panarit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 metra, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra. Sipas informacionioneve, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve i cili është i mundur vetëm me zinxhirë,të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë. Në një lidhje telefonike, Kryetari i fshatit Panarit Spartak Laze bën me dije se rruga është e hapur…
Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor është evidentuar nga Policia Rrugore e Korçës. Në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë në akset rrugore, është arrestuar në flagrancë shtetasi **K. B., 26 vjeç, banues në fshatin Plasë të Maliqit. I riu u ndalua nga efektivët e policisë teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Pas testimit të kryer me aparatin alkooltestues, u konfirmua se niveli i alkoolit në gjak ishte mbi normat e lejuara ligjërisht. Policia ndërhyri menjëherë duke ndaluar drejtuesin…
Ja dhe pushimet e fundvitit te djalit mbaruan. Si cdo vit na eshte bere zakon qe fundin e dhjetorit te gezohemi me pranine e tij deri ne fillim te janarit kur i duhet perseri te niset per te vazhduar shkollen. Me kete rast, dje u ktheva nga puna dhe ikem te darkonim te katert si per here te fundit para ikjes. Me merakun e prindit hapem diskutimin ne tavoline per planet e te ardhmes se cfare do te beje pasi te mbaroje shkollen. Mes shume e shume fjalesh per vendin se ku mund te ndertonte jeten me shume me vrau…
Shërbimi pneumo-ftiziatrik në spitalin rajonal të Korçës po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve, kryesisht për shkak të virozave stinore që shkaktojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes. Shefja e këtij shërbimi, Diana Aliçkolli, deklaroi se numri i pacientëve të paraqitur është rritur ndjeshëm krahasuar me muajin e kaluar. Aktualisht, në këtë repart janë të shtruar 35 persona, ndërsa çdo ditë kryhen rreth 70-80 vizita ambulatore. Dr. Aliçkolli theksoi rëndësinë e trajtimit të situatës me seriozitet nga pacientët dhe kërkoi që simptomat të mos neglizhohen. “Është e rëndësishme që pacientët të paraqiten herët për ndihmë mjekësore, në mënyrë që…
Shërbimi pneumo-ftiziatrik në spitalin rajonal të Korçës po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve, kryesisht për shkak të virozave stinore që shkaktojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes. Shefja e këtij shërbimi, Diana Aliçkolli, deklaroi se numri i pacientëve të paraqitur është rritur ndjeshëm krahasuar me muajin e kaluar. Aktualisht, në këtë repart janë të shtruar 35 persona, ndërsa çdo ditë kryhen rreth 70-80 vizita ambulatore. Dr. Aliçkolli theksoi rëndësinë e trajtimit të situatës me seriozitet nga pacientët dhe kërkoi që simptomat të mos neglizhohen. “Është e rëndësishme që pacientët të paraqiten herët për ndihmë mjekësore, në mënyrë që…
Prokuroria e Korçës, ka marrë të pandehur ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Korçë, duke e akuzuar atë për “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Stiljano Pasho, u arrestua në 27 nëntor 2023, pasi nga pika e kalimit kufitar Kapshticë së bashku me personin tjetër, Lorenc Likën, trafikuan nga Shqipëria në Greqi 26 kg drogë. Ngjarja e rëndë tronditi Policinë e Shtetit, pasi kalimi përmes pikës doganore i makinës tip “Passat”, ku ishte fshehur droga, u realizua në mes të ditës dhe në prezencë të gjithë trupës policore që shërbente në ato momente. Pamjet filmike të sekuestruara…

