Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kaloi “Passat”-in me 26 kg dr*gë në Kapshticë, merret i pandehur ish-shefi i kufirit në Korçë, Stiljano Pasho

    Aktualitet January 7, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria e Korçës, ka marrë të pandehur ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Korçë, duke e akuzuar atë për “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

    Stiljano Pasho, u arrestua në 27 nëntor 2023, pasi nga pika e kalimit kufitar Kapshticë së bashku me personin tjetër, Lorenc Likën, trafikuan nga Shqipëria në Greqi 26 kg drogë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ngjarja e rëndë tronditi Policinë e Shtetit, pasi kalimi përmes pikës doganore i makinës tip “Passat”, ku ishte fshehur droga, u realizua në mes të ditës dhe në prezencë të gjithë trupës policore që shërbente në ato momente.

    Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Korçës treguan se Stiljano Pasho, ka shoqëruar dhe më pas kaluar në pikën e kufitare të Kapshticës, mjetin tip “Passat” që drejtohej nga Lorenc Lika, duke mos ju nënshtruar procedurave të kontrollit.

    Në këto pamje filmike tregohet qartë se krye-komisari i kufirit Stiljan Pasho, ka udhëtuar nga Korça në Kapshticë në këtë makinë, duke qëndruar në vendin e parë. Në këtë moment Pasho zbret nga makina dhe drejtohet tek grupi i policëve të kontrollit.
    Ndërsa në këtë moment nga dera e pasme e “Passatit” del një person me bluzë të verdhë duke hyrë sërish në makinë, pikërisht në vendin e parë ku qëndronte shefi i kufirit, Stiljano Pasho.
    Pasho drejtohet tek pika e kontrollit dhe urdhëron policët që të kontrollojnë një makinë tip “Benz-Mercedez”, pasi kishte informacion se në mjet mund të kishte sende të paligjshme.

    Teksa policët kontrollonin mjetin tip “Benz”, në pamjet filmike duket qartë se si Stiljano Pasho, largohet për një çast nga grupi i kontrollit dhe shkon ngadalë tek “Passati”.

    Ai flet diçka me drejtuesin e mjetit Lorenco Lika dhe ky i fundit nxjerr “Passatin” nga radha e pritjes.

    Por këto lëvizje ranë në sy të policëve grekë të cilët sapo “Passati” mbërriti në pikën doganore të tyre, ushtruan një kontroll të imtësishëm duke arritur të gjejnë plot 26 kg drogë.

    Grekët arrestuan Lorenco Lika dhe pas tij edhe personin që kishte dalë për të pritur sasinë e drogës.
    E gjitha ka ndodhur në 27 nëntor 2023, ndërsa pas dy ditësh është bërë nga AMP Korçë dhe prokuroria e qytetit, arrestimi i shefit të kufirit për qarkun e Korçës, Stiljano Pasho.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll djathtas Dogana e Kapshticës kryesore Lajm policie
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    E paprecedent:Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të UT shahen nga gratë

    May 16, 2024

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.