Author: Kolibri 1
Arrestohet 37-vjeçari nga Tirana, shkaktoi aksident në Voskopojë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, si autor të një aksidenti të ndodhur në fshatin Voskopojë. Ngjarja shkaktoi dëmtime për drejtuesin e motomjetit dhe një pasagjere, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori edhe për dy persona të tjerë: •J. H., 50 vjeç, i cili dyshohet se largoi motomjetin nga vendi i aksidentit. •A. B., 30 vjeç, që i dha me qira motomjetin shtetasit E. H., pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa lëshuar kupon tatimor.…
Në ditët e ftohta të çdo 6 janari, banorët e Polenës presin të dëgjojnë poteren e këmborëve të Arapëve. Kështu ka ndodhur që në lashtësi në këtë fshat 5 km larg qytetit të Korçës. Një traditë e hershme pagane e njohur si karnavalet ose rrogeçët. Në qendër të fshatit mblidhen të gjithë banorët për të ndjekur ritualin që nuk dihet ende zanafilla. Në karnavalet e Polenës ka arapë, nuse, dhëndër, dasmorë e kapedanë, arabë, indianë e romë. Ilia Kostandini, një njohës i traditës të zonës tregon se këto karnavale kanë një histori 300 vjeçare e cila vazhdon ende të ruhet…
Ankth për shëndetin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Prej datës 3 janar 2025 ai ndodhet i shtruar në spitalin “Evangjelizëm” të Athinës Informacionet për gjendjen e tij janë të pakta, por mediat greke raportojnë se shëndeti i Janullatos vijon të jetë i përkeqësuar. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymos morën pjesë në “Ungjillëzimin” të dielën dhe u informuan për gjendjen shëndetësore të hierarkut 95-vjeçar nga mjekja e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou. Janullatos u dërgua në Athinë me avion të Forcave Ajrore greke pasditen e të premtes. Ai u shtrua në…
Arkitektura e banesave korçare është e veçantë, me larmi stilesh që flasin për historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë tek ndërtimi dhe dekorimi i shtëpive të dikurshme korçare, të cilat mbartin tiparet e tyre. Një nga këto tipare dalluese janë portat e banesave historike, një dëshmi e gjallë e kulturës dhe traditës që vazhdon të jetojë. Çdo gdhendje dhe detaj mbart një rrëfim të veçantë që ruhet me dashuri dhe respekt për historinë. Ndikim të rëndësishëm në stilin e ndërtesave të Korçës ka lënë Perandoria Osmane. Tek ndërtesat më të vjetra shfaqen elementë tradicionalë…
Qindra qytetarë korçare kanë marrë pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar. Ka qënë mitropoliti i Korçës Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, ai i cili pas meshës së falënderimit ka hedhur kryqin në shatërvanin kryesor aty ku dhjetra djem të rinj janë hedhur për kapjen e kryqit. Ka qënë Elvis Rakip që për të dytin vit radhazi arrin të kapë kryqin, i cili është ndjerë shumë i gëzuar. Më pas besimtarët ortodokse të këtij qyteti dhe jo vetëm kanë marrë me vete ujin e bekuar për ta çuar në banesat e tyre për ta patur në shtëpi.
Dhjetra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke kërcënuar se nuk do të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Shkak për këtë është bërë zhvendosja e procesit mësimor të fëmijëve nga ky fshat në fshatin Rremënj si pasojë e rikonstruksionit të shkollës aktuale Prindërit thonë se zyra arsimore nuk ka vendosur transportin për fëmijët të cilët do të duhet të ecin për gati 1.8 kilometra në këmbë në një kohe kur jemi në dimër e procesi mësimor do të zhvillohet mbasdite. Prindërit thonë se deri më tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje nga autoritetet.…
Nje lajm i trishte për mjekesinë e vëndit tonë, shuhet në moshën 83 vjeçare radiollogu kolonjar Në datën 5 Janar 2025 ndahet nga jeta mjeku specialist i Radiollogjise te Pergjithse Dr. Piro Paskal Dhono me banim ne Windsor, Canada. Dr. Piro lindi në fshatin Lëngëz të Kolonjes, në vitin 1942. Arsimin fillor dhe shtatvjeçar i kreu në Lëngez e në qytetin e Ersekës. Mandej vazhdoi Teknikumin Mjekesor në Tiranë deri ne vitin 1962. Në vitet 1962-1967 vazhdoi fakultetin e Mjekësisë në Universitstin e Tiranës, me rezultate të larta. Ishin këto vite kur po ndertohej spitali i ri i qytetit të…
Skuadra e Skënderbeut është shumë aktive në merkaton e janarit, duke synuar përforcimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. Burime zyrtare nga klubi bëjnë me dije se janë firmosur kontrata paraprake me dy lojtarë të huaj, të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës brenda këtyre ditëve. Po ashtu, burime brenda klubit konfirmojnë se janë në pritje të finalizimit të marrëveshjeve me tre lojtarë të tjerë, duke shtuar më tej konkurrencën dhe cilësinë në ekip. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Krasniqi, i cili është ndarë nga klubi me mirëkuptim. Ky ndryshim shihet si pjesë e strategjisë…
Sezoni artistik në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë u hap me koncertin e veçantë “Këngët në qiellin e lirisë dhe dashurisë,” nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh, Josif Minga. Ky koncert, një homazh për trashëgiminë muzikore korçare, ofroi një rrugëtim mes këngëve patriotike dhe serenatave të famshme, të përpunuara mjeshtërisht në forma korale dhe solistike. Repertori i pasur përfshinte këngë të njohura patriotike, qytetare dhe serenata korçare, duke sjellë emocione të veçanta për publikun. Për këngëtarët e njohur Tomi Kondakçi dhe Gloria Nure, koncerti ishte një përvojë unike, ashtu si edhe për artdashësit që mbushën sallën. Drejtoresha e Qendrës…
Qafë Thanë Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit. Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin. Në këtë kuadër shërbimet…

