Author: Kolibri 1
Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. BalkanWeb mëson se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale, deri tani janë shoqëruar 14 persona. Ndërkohë janë sekuestruar mbi 100 mije euro cash. Mësohet se RENEA ka rrethuar banesën Erjon Llapushi, person në kërkim për vrasje të ndodhur në 2021, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Renea ka rrethuar banesën e njërit prej personave në kërkim Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.
Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York. Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital. “Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne…
KEIT, kryefjalë për pacientët italianë KEIT Day Hospital ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane për standardet që ka vendosur në industrinë e kirurgjisë estetike ndër vite. Programi i njohur në Itali “Porta a Porta” në Rai Uno moderuar nga Bruno Vespa, nisur nga fakti që shumë vendas zgjedhin të kryejnë ndërhyrje estetike jashtë shtetit, zgjodhi KEIT si kryefjalën e këtij shërbimi për pacientët ndërkombëtarë. Gazetarja e emisionit Simona Decina udhëtoienkas drejt Tiranës për të parë nga afër këtë spital ditor. Në kronikën e përgatitur ajo vë theksin tek standardet e larta që KEIT ofron, cilësinë maksimale të shërbimit dhe…
Trajneri i korçarëve, Ernet Gjoka, ka komentuar kualifikimin e skuadrës së tij mes 8 më të mirave të Kupës së Shqipërisë. Ai ka pohuar se kushtet e terrenit ishin skandaloze, ndaj dhe i falënderon lojtarët për atë që dhanë. “Jam i kënaqur me rezultatin, por në këto kushte që kemi luajtur ishte skandaloze. Duhet t’i falënderoj shumë futbollistët e mi që kanë dhënë maksimumin në një terren të vështirë, ku risku ishte shumë i madh për të gjithë. Kur them risk, e kam fjalën për dëmtime dhe për gjithçka që ka të bëjë me fizikun e një sportisti. Gjithsesi, nuk…
Prej disa ditësh, mbrojtësi Vangjel Zguro është bërë pjesë e skuadrës së vendlindjes, Pogradeci. Më shumë se një rikthim nostalgjik, 31-vjeçari e konsideron si kontribut për skuadrën që e rriti dhe e formoi si futbollist. Që në ndeshjen e parë ndaj Kukësit, Zguro ishte pjesë e formacionit liqenor, ku edhe paraqitja e tij ishte pozitive. Në intervistën e parë dhënë si lojtar i Pogradecit të sezonit 2024-2025, mbrojtësi i majtë tregon arsyet e rikthimit në vendlindje, ku fillimisht tha: “Zgjodha Pogradecin, sepse më bindi projekti i drejtuesve, të cilët kërkojnë ta rikthejnë futbollin pogradecar në elitën e futbollit shqiptarë”. Duke…
Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit. Mbështetur në tarifat e llogaritura me aplikacionet e ofruara prej kompanive të sigurimeve në faqet e tyre të internetit, rritja e çmimeve krahasuar me vitin e kaluar mund të arrijë më shumë se 30%. Për shembull, për një automjet të prodhuar në vitin 2007, me fuqi motorike 2500 cc, me drejtues mjeti mbi 21 vjeç, të regjistruar në Tiranë, sigurimi vjetor TPL (përfshirë taksat) kushton rreth 21,700 lekë, në rritje me afërsisht 15% krahasuar me…
Sigurimi i të vetëpunësuarve në bujqësi është një mënyrë për të gjithë fermerët për tu vetësiguruar duke paguar një masë prej 38 400 lekësh në vit duke përfituar kështu pension kur të mbushin moshën e caktuar. Riza Ashimi, specialist i përfitimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, thotë se për të gjithë ata qytetarët që do të paguajnë për periudha para vitit 2025 do të aplikohen edhe kamatëvonesa për çdo ditë vonesë. “Të gjithë fermerët që do kryejnë pagesa sigurimi si të vetëpunësuar në bujqësi për vitin 2025 do të paguajnë edhe sigurim shëndetësor”- shprehet Riza Ashimi, Specialist…
Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë, në qytezën Spissk Stara Ves. Njëra nga viktimat është identifikuar si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra është studente, sipas Denník N. Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raportojnë mediat ndërkombëtare. Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë. “Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju…
Edlira Bode është një emër që lidhet ngushtë me përparimin në fushën e shëndetësisë, duke nisur nga spitali rajonal i Korçës e deri te drejtimi i Spitalit Universitar të Traumës, i dyti më i rëndësishëm në vend. Karriera e saj nisi si mjeke në spitalin rajonal të Korçës, ku më pas, gjatë viteve 2016-2017, mbajti edhe drejtimin e këtij institucioni. Në këtë periudhë ajo ndërmori ndryshime të rëndësishme në organikën e punonjësve, duke përmirësuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore. Në vitin 2017, ajo u zgjodh deputete e zonës së Devollit, duke mbështetur projekte sociale që kishin për qëllim përmirësimin e kushteve…

