Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dënohet me 6 vite burg nëna që i shkaktoi vdekjen foshnjës

    August 14, 2026

    Skënderbeu zyrtarizon dy afrime të reja nga Nigeria

    August 14, 2026

    Moti në Korçë: Parashikohet rënie temperaturash dhe reshje

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Foto e rralle/151 vjetori i lindjes së filologut Dr.Gjergj Pekmezi

    Kulturë April 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    (1872-1938) Foto e rrallë e Dr. Gjergj Pekmezit (në këmbë majtas) me arkitektin pogradecar Kristo Sotiri (në këmbë djathtas) në vitet 1910. Kjo foto ka qenë pjesë e koleksionit të pasardhëses së Dr. Pekmezit, e të ndjerës Vasilika Pekmezi Monari, e cila ma dërgoi pak kohë para se të ndahej nga jeta. Me dëshirën e saj të madhe që të bëhej publike në ndonjë nga datat përkujtimore.

    Më 23 Prill 1872, në Tushemisht të Pogradecit lindi Gjergj Pekmezi, profesori, diplomati, bibliografi dhe albanologu i njohur shqiptar. Në nder të tij katedra e albanologjisë në Universitetin e Vjenës mban emrin “Prof. Dr. Gjerg Pekmezi” (gjermanisht: Georg Pekmezi).

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Studimet e para i kreu në Ohër dhe Manastir. Studimet universitare i bëri në Beograd dhe Vjenë, ku u diplomua më 1898 për filozofi dhe filologji. Më 1903 u emërua shef i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës. Pas një viti themeloi Shoqërinë Kulturore Patriotike “DIJA”. Më 1908 zbulon memorandumin e famshëm të 1878-ës që Vaso Pasha e Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit. Kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve duke vërtetuar shqiptarësinë e banorëve në viset jugore kundrejt orekseve dhe synimeve greke.

    Punoi si përkthyes pranë këtij komisioni nga vjeshta e 1913 dhe më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës. Më 1916 me pushtim-administrimin austro-hungarez, u emërua kryetar i “Komisisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë bënë punë të mëdha për gjuhën, tekstet dhe shkollën shqipe.

    Në vitet 1920-24 emërohet Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë. Riemërohet në këtë detyrë më 1926-28, vit në të cilën emërohet profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur ndërroi jetë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Pogradeci

    August 13, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dënohet me 6 vite burg nëna që i shkaktoi vdekjen foshnjës

    August 14, 2026

    Skënderbeu zyrtarizon dy afrime të reja nga Nigeria

    August 14, 2026

    Moti në Korçë: Parashikohet rënie temperaturash dhe reshje

    August 14, 2026

    IKMT liron kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

    August 14, 2026

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Logoja e re e Instagramit prezantohet pas një dekade

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu zyrtarizon dy afrime të reja nga Nigeria

    August 14, 2026

    Moti në Korçë: Parashikohet rënie temperaturash dhe reshje

    August 14, 2026

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.