Author: Kolibri 1

Piktori i merituar pogradecar Anastas Kostandini ka sjellë në një ekspozitë Pogradecin ashtu si ai e shikon. “Qyteti” i Tasos si muzikë, arkitekturë dhe si pikturë janë format dhe elmentët që Taso ka ndërthurur në këtë ekspozitë, elementë me të cilat ai mediton gjatë gjithë kohës. Taso është nga ai brez piktorësh që gjithomën e ka kritikuar urbanizimin modern dhe gjithmonë në ekspozitat e tij sjell Pogradecin në formën dhe arkitekturën e tij tl vjetër si një mënyrë që njerzit por edhe turistët të njihen dhe të mos e humbasin imazhin e dikurshëm të tij.

Read More

Lagjja 10 është një nga shembujt më të mirë të ndryshimit të qytetit në vitet e fundit, – kështu u shpreh kryetari i bashkisë Sotiraq Filo në një takim me banorët e kësaj lagjeje. Kandidati për kreun e bashkisë në zgjedhjet e 14 majit veçoi investimet më madhore që janë bërë gjatë këtyre viteve, ku padyshim Qyteza e Fëmijëve dhe Zona Sportive janë shembujt se si nga një moçal u kthye në një pikë shumë të rëndësishme të Korçës.Sinkron: “Lagjja 10 ka një bilanc pozitiv sa i takon projekteve të zbatuara. Filluam me kanalizimet për të vijuar me rrugët e…

Read More

Banorët e lagjes 3 në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë për premtimet që kanë mbetur në të shkuarën. Sipas banorëve, gjithmonë në fushata elektorale iu është premtuar shtrimi i rrugës, kanalizimi i ujerave të zeza, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. “Problemi më i madh është kanalizimet e ujërave të zeza, vijnë na gënjejnë dhe hedhin zhavorr, të ndërhyja Bashkia. Më pas duam rrugën, ta studiojnë, dhe problemi i lumit. Filo të vijë të shikojë, ia kemi dhënë votën dhe nuk kemi marrë asnjë shërbim. Bëmë 25 vite që nuk është vënë dorë fare. Jemi me gropa,…

Read More

Kryetari i Bashkisё sё Korçёs Sotiraq Filo ka ndjekur nga afёr pёrgatitjet e shfaqes sё tё rinjve nga gjimnazi “Themistokli Gёrmenji” nё kuadёr tё konkursit Rin Show. Filo theksoi rёndёsinё e Rin Show nё promovimin e talenteve tё reja dhe tregoi pёr mbёshtetjen qё ofron bashkia ndaj tё rinjve nёpermjet kurseve profesionale qё ofrohen. Fokus tjetër pёrsa i pёrket tё rinjve ёshtё dhe investimi infrastrukturor nё qendra tё ndryshme kulturore dhe artistike ku tё rinjtё mund tё kalojnё kohё pas aktiviteteve shkollore.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig mesditën e kësaj të premteje. Si pasojë një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person është plagosur. Aksident ka ndodhur në afërsi të fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës, mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës. Nga shpejtësia e madhe mjeti tip BMW me targa AB077CF ka marrë përpara disa metra të barrierës mbrojtëse e cila…

Read More

Në takimin e radhës zhvilluar me banorët e lagjes 14 të qytetit të Korçës, kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, njëherazi kandidat në zgjedhjet vendore të 14 majit për këtë bashki, ka prezantuar një prej projekteve më madhore që pritet të nisë mandatin e ardhshëm. Gazifikimi i plotë i Korçës, sipas Filos tashmë është një fakt që ka marrë rrugën e investimit, dhe pritet të zgjidhë një problematikë kryesore për ngrohjen e një qyteti të ftohtë si Korça. Një projekt ky që ul ndjeshëm koston e shpenzuar për ngrohje dhe mbron mjedisin.“Pas zgjidhjes së furnizimit me ujin e pijshëm, kanalizimeve të…

Read More

Para dy ditësh ishte policia e Devollit ajo që arrestoi Kristo Collakun, banor i Korçës, ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e arrestit “arrest me burg”. Por për çfarë? Për deputetin e PD Bledjon Nallbati. I arrestuari në vitin 2021 ka dhënë para për blerje votash në emër të deputetit devolli, ndërkohë që drejtësia e vonuar ka funksionuar këtë herë, duke i rënduar akuzat e “shkeljes së fshehtësisë se votës”, “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Collaku është krimineli? Me siguri JO. “I varfëri”, siç thotë devollinjtë mund të ketë shkelur ligjin duke dhënë lek për blerje votash, ama…

Read More

Nëse keni qenë përdorues të Facebook nga maji i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2022, atëherë ju jeni përfitues i një shpërblimi që gjiganti i rrjeteve sociale ju detyrohet. Po, është e vërtetë dhe bëhet fjalë për një pagesë prej 725 milionë dollarësh që “Meta” pranoi të paguante në një padi në grup.Sipas DailyMail, përdoruesit e kualifikuar janë ata që kishin një llogari në Facebook nga 24 maj 2007 deri më 22 dhjetor 2022, duhet të paraqesin një kërkesë drejt “Meta”, deri më 25 gusht 2023. Padia e ngritur, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon…

Read More

Ndeshja e fundit në Korçë midis vajzave korçare të Skënderbeut dhe atyre të Partizanit dukshëm nxori në pah cilësinë e bardhekuqeve, të cilat sot do të ndeshen në finalen e tretë të titullit kampion në TiranëNë “paqe” është momentalisht rezultati i finaleve, ku ditën e sotme njëra nga ekipet do të ketë mundësi të prekë me një dorë titullin kampion.Bashkia e Korçës, e cila ka qenë mbështetja kryesore financiare e ekipit të volejbollit vitet e fundit duket se e ka marrë seriozisht këtë ndeshje, duke vendosur dhe autobusa në dispozicion për tifozët e Korçës, ku nisja bëhet në 13:30 në…

Read More

Pas një muaji sakrifice besimtarët myslimanë në Korcë kanë falur këtë mëngjes namazin e Fitër Bajramit. Me qindra kanë qenë besimtarët myslimanë të cilët kanë falur Namazin në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë feste. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Read More