Piktori i merituar pogradecar Anastas Kostandini ka sjellë në një ekspozitë Pogradecin ashtu si ai e shikon. “Qyteti” i Tasos si muzikë, arkitekturë dhe si pikturë janë format dhe elmentët që Taso ka ndërthurur në këtë ekspozitë, elementë me të cilat ai mediton gjatë gjithë kohës.
Taso është nga ai brez piktorësh që gjithomën e ka kritikuar urbanizimin modern dhe gjithmonë në ekspozitat e tij sjell Pogradecin në formën dhe arkitekturën e tij tl vjetër si një mënyrë që njerzit por edhe turistët të njihen dhe të mos e humbasin imazhin e dikurshëm të tij.








