Author: Kolibri 4
Moti në qarkun e Korçës gjatë ditës së mërkurë, 15 tetor, pritet të jetë kryesisht me kthjellime në orët e para të mëngjesit dhe paradite, ndërsa pasditja do të shoqërohet me vranësira kalimtare në disa zona malore. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes. Temperaturat do të variojnë nga 7°C në zonat malore deri në 20°C në ato fushore. Era do të fryjë me drejtim verilindor, me shpejtësi mesatare 25 km/h. Lagështia e ajrit do të jetë mesatare, duke krijuar ndjesi të freskët sidomos në orët e vona. Në Korçë, Pogradec dhe Maliq parashikohet…
Kombëtarja shqiptare ka dhuruar një paraqitje bindëse në miqësoren ndaj Jordanisë, duke triumfuar me rezultatin 4–2. Një ndeshje plot ritëm e lojë të bukur, ku kuqezinjtë treguan superioritet dhe fantazi në fushë. Golët për Shqipërinë u shënuan nga Armando Broja, Arbnor Hoxha dhe Nedim Bajrami, ndërsa një tjetër erdhi pas një autogoli të mbrojtësit jordanez. Kuqezinjtë dominuan lojën në të gjitha repartet, me kombinime të shpejta dhe një fazë sulmuese që prodhoi shumë raste. Ky sukses shërben si një test i vlefshëm për trajnerin Sylvinho dhe lojtarët, që duket se po hyjnë në formë të mirë në prag të ndeshjeve…
Bashkia Pogradec kremtoi 90-vjetorin e themelimit të Bibliotekës “Mitrush Kuteli”, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit, që prej dekadash ka luajtur rol kyç në promovimin e leximit dhe përhapjen e dijes. Aktiviteti jubilar u zhvillua pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet qendrore e lokale, Akademia e Shkencave, shtëpi botuese, si dhe dashamirës të librit. Në këtë ceremoni u prezantua historiku i bibliotekës dhe rrugëtimi i saj 90-vjeçar, ndërsa u theksua rëndësia që mbart emri i shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli për trashëgiminë letrare të qytetit dhe të gjithë vendit. Në shenjë mirënjohjeje…
Dy të rinjtë të cilët rezultojnë të njohur për policinë në Pogradec si persona problematikë dhe që përfshiheshin në konflikte të herë pas hershme, që prej muajit Maj kur kishin qëlluar me kallashnikov e kanë fshehur atë në varrezat e qytetit. Për gati 3 muaj të rinjtë e kanë lëvizur disa herë armën nëpër varre të ndryshme. Lëvizja e herë pas hershme e kapakëve të varreve ku ata fshihnin armën, ishte kthyer në shqetësim për familjarët që vizitonin të ndjerët, shpesh familjarët ishin ankuar se po u dëmtoheshin varret e të afërmve me qëllim vjedhjen e tyre, pasi të rinjtë…
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy 16-vjeçarë, të identifikuar si M. K. dhe J. H., pas hetimeve që çuan në zbardhjen e një ngjarjeje të ndodhur në maj të këtij viti, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në lagjen nr. 1 të qytetit. Gjatë operacionit, në banesën e njërit prej të miturve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti), municion luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56. Hetimet zbuluan se autorët kishin fshehur një armë automatike kallashnikov në një varr në varrezat e qytetit. Njëri prej…
Parku Kombëtar i Prespës, një ndër zonat më të bukura natyrore në juglindje të vendit, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj. Me një habitat mjaft të pasur në florë dhe faunë, ky park është kthyer po ashtu edhe në destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë. Parku Kombëtar i Prespës është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 27.500 hektarësh. Ky park ofron një eksperiencë të pazakontë për turistët dhe udhëtarët që zgjedhin të vizitojnë këtë rajon. Ai strehon një gamë të gjerë të…
Në kuadër të Ditës Botërore të Hospis dhe Kujdesit Paliativ, me moton “Akses Universal për Kujdes Paliativ”, më 11 tetor 2025 u zhvillua në Korçë një aktivitet sensibilizues që bashkoi përfaqësues të pushtetit vendor, institucione shëndetësore, organizata bashkëpunuese dhe përfitues të shërbimeve. Në një atmosferë mirënjohjeje dhe solidariteti, Kryetari i Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuci, nderoi me Certifikatë Përkushtimi dhe Emblemën e Qarkut organizatën “Little Company of Mary”, për kontributin e saj të çmuar ndër vite në ofrimin e kujdesit paliativ. Çmimi u pranua me përulje nga Motër Anita MacDonald, themeluese dhe mbështetëse e përhershme e këtij shërbimi. Kryetari i…
Moti në qarkun e Korçës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës së martë. Në orët e para të mëngjesit pritet freski, me temperatura që do të zbresin deri në 8°C, ndërsa gjatë mesditës termometri do të ngjitet deri në 19°C. Në bashkitë Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, pa reshje shiu, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verilindor. Pasditja do të jetë më e ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, duke rikthyer ndjesinë e ftohtë tipike…
Edhe në qarkun e Korçës ka nisur zbatimi i vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë sekuestruar tre mjete të tilla në qytetin e Korçës dhe në Pogradec, pasi u konstatuan duke qarkulluar në kundërshtim me vendimin e marrë. Vendimi i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, vjen pas rritjes së ndjeshme të numrit të aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i këtyre mjeteve në hapësirat rrugore. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, rastet e sekuestrimit janë evidentuar gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët urbane,…
Policia e qarkut Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë ditëve të fundit, duke ndaluar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Në pikën kufitare të Kapshticës, u ndalua 36-vjeçari M. K., banues në Lushnjë, i dënuar më parë nga Gjykata e Pogradecit për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, është proceduar penalisht 50-vjeçari P. C., banues në Prrenjas, për “Kalimi të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Në Korçë dhe Pogradec janë regjistruar disa aksidente rrugore, ku për pasojë u lënduan lehtë disa persona. Për këto raste janë proceduar shtetasit S. M., 22 vjeç, N. M.,…