Author: Kolibri 4
Korça po përjeton një fluks të lartë turistësh gjatë festave të fundvitit, duke u kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara në vend. Nga data 25 Dhjetor deri më 4 Janar, qyteti juglindor është shndërruar në kryeqytetin e festave, fakt që konfirmohet edhe nga shifrat e sektorit të hoteleri-turizmit. Sipas të dhënave, mbi 98% e hoteleve në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Boboshticë, Vithkuq dhe fshatrat e tjerë turistikë të zonës janë të rezervuar. Ndërkohë, platforma “Booking” raporton se mbi 6 mijë shtretër janë prenotuar për këtë periudhë festive. Rritja e ndjeshme e vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar në…
Mëngjesi i sotëm ka nisur nën një ftohje të dukshme dhe një atmosferë dimërore, me temperatura që në mëngjes kanë rënë deri rreth 0°C ose pak nën zero në zonat malore e të thella. Sipas parashikimeve, dita do të vijojë me qiell të kthjellët dhe mot të qetë, ndërsa era mbetet e lehtë në fushë gjatë paradites. Bashkia Korçë – Qyteti kryesor i qarkut zgjohet me ftohtësi dimërore dhe kthjellime. Gjatë mesditës, temperaturat rriten lehtë deri në rreth 6–8 °C, duke sjellë një ditë të qetë me diell të bollshëm dhe pak apo aspak re në qiell. Bashkia Maliq –…
Ka nisur zyrtarisht rikonstruksioni i plotë i ambienteve të Kopshtit “Liri Çomo” në Pogradec, si dhe ndërtimi i një çerdheje të re, në funksion të përmirësimit të shërbimit për fëmijët e qytetit dhe përballimit të kërkesës gjithnjë në rritje nga prindërit. Punimet, të ndërmarra nga Bashkia Pogradec, synojnë krijimin e kushteve bashkëkohore dhe përmbushjen e standardeve moderne për edukimin parashkollor. Projekti parashikon ambiente moderne për çerdhe dhe kopsht me drekë, hapësira të reja për lojëra dhe qëndrim, si dhe instalimin e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese. Ky investim po realizohet përmes bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Pogradec dhe Ministrisë së…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedime penale për disa shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë filluar procedim penal ndaj shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Voskopojë, pasi dyshohet se, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po ashtu, është proceduar penalisht shtetasi V. O., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 17 ka kryer manovra të rrezikshme me automjet,…
Qarku i Korçës hapet me një mëngjes dimëror, ajër të ftohtë dhe qiej të kthjellët në zonat kryesore, ndërsa tia zë vend mjegulla e hollë në disa lugina dhe zona të ulëta. Sipas vlerësimeve të fundit meteorologjike temperaturat në mbarë qarkun do të mbeten të ulëta përgjatë gjithë ditës, me diell në mëngjes që gradualisht lë vend qiellit të kthjellët dhe kushteve të qëndrueshme atmosferike pa reshje të konsiderueshme shi apo dëbore për shumicën e territorit. Bashkia Korçë Në qytetin e Korçës dita nis nën zero gradë në mëngjes, me mjegull të hollë në zonat e para të ditës dhe…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë vijon kontrollet dhe veprimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. X., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë dhe K. H., 22 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve M. J., 35 vjeç; I. A., 38 vjeç dhe L. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Këta…
Miratohet Buxheti i Bashkisë Korçë për vitin 2026 dhe Programi Buxhetor Afatmesëm 2026–2028 Këshilli Bashkiak Korçë ka miratuar në mbledhjen e fundit për këtë vit Buxhetin e Bashkisë për vitin 2026, si dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, një dokument strategjik që përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të qytetit dhe njësive administrative në vitet e ardhshme. Buxheti i miratuar është ndërtuar mbi parimet e transparencës, përgjegjshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke pasqyruar nevojat reale të komunitetit dhe prioritetet strategjike të Bashkisë Korçë. Sipas dokumentit buxhetor, edhe në vitet në vijim fokusi kryesor do të mbetet zhvillimi i turizmit si motor ekonomik…
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Si rezultat, janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 8 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në PKK Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim: një 26-vjeçar nga Elbasani, i dënuar me burgim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe një 33-vjeçar nga Pogradeci, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar nga Lezha…
Reshjet e dëborës kanë rënë gjatë natës në juglindje të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit janë kryer punime për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Dëborë e pakët është shënuar në lartësitë mbi 1350 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në akset e tjera janë regjistruar reshje të lehta shiu, pa krijuar probleme për qarkullimin. Mëngjesin e sotëm dëborë ka rënë sërish në fshatin turistik të Dardhës, si edhe në zonat e Shtyllës dhe Mashkullorës. Trashësia e dëborës varion nga 2 deri në 5 centimetra, ndërsa akset rrugore mbeten të hapura dhe të kalueshme. Firmat nënkontraktore po vijojnë…
Sot, qarku i Korçës përjeton një ditë tipike dimri, me vranësira dhe mjegull në orët e para, ndërsa pas mesditës pritet përmirësim i motit në të gjitha bashkitë. Temperaturat mbeten të ulëta dhe mbrëmja sjell ftohje të ndjeshme në të gjithë territorin. Korçë Dita nis me vranësira të shpeshta dhe momente mjegulle në orët e para të mëngjesit. Gjatë mesditës pritet një përmirësim gradual i motit, me hapësira kthjellimi që do të jenë më të dukshme në pasdite. Temperaturat mbeten të ulëta, tipike për stinën, ndërsa mbrëmja sjell ftohje të ndjeshme. Pogradec Zona liqenore zgjohet me lagështi të lartë dhe…

