Author: Kolibri 4

Xhensil Shkëmbi Ndryshimet klimatike nuk mund të përballohen vetëm me pastrimin e kanaleve ekzistuese kulluese nga bashkitë. Dimrat e rradhës bëjnë të detyrueshëm një monitorim më të mirë hidrologjik dhe bashkëpunim më të ngushtë mes bashkive Korçë-Maliq dhe institucioneve në varësi të Ministrisë së Bujqësisë për të përballuar sfidat e reja. Në ditët e para të janarit 2026, reshjet intensive sollën përmbytje në një pjesë e konsiderueshme të fushës së Korçës. Fshati Shamoll ishte një nga zonat më të prekura ku uji hyri në banesa, dëmtoi rezervat ushqimore të bagëtive dhe përmbyti sipërfaqe të tëra toke bujqësore. Për banorët e…

Read More

Në Bibliotekën “Skënder Luarasi” në Ersekë u zhvillua konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, një bashkëpunim midis Universitetit “Fan S. Noli”, Qendrës së Florës dhe Faunës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe Bashkisë Kolonjë, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor. Në aktivitet morën pjesë studiues, pedagogë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe banorë të zonës. Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet e projektit nga drejtuesi i tij, prof. dr. Robert Damo, i cili vuri theksin…

Read More

Më 26 maj të vitit 1913 lindi në qytetin e Korçës, Androniqi Zengo Antoniu, piktorja që bashkoi traditën e ikonografisë kishtare me artin modern dhe impresionist. Androniqi rrit dhe u formësua artistikisht në një familje ikonografësh. Hapat e parë në art i hodhi nën udhëheqjen e të atit, piktorit Vangjel Zengo. Me të bashkëpunoi në pikturimin e kishave si ajo e Shën Mërisë në Korçë (1928) dhe e Shën Kollit në Hoçisht (1930), duke vazhduar traditën e ikonografisë shqiptare. Më pas studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, ku u diplomua në pikturë dhe skulpture. Formimin artistik e…

Read More

Fshati turistik i Voskopojës në Korçë mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike dhe historike të Ballkanit. Voskopoja, rreth 21 kilometra larg Korçës është pjesë e ofertës turistike të juglindjes së vendit, ku në dimër, bardhësia e dëborës shoqëron vizitat në natyrën e bukur, ndërsa në verë sportet e aventurës janë kryefjalë. Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet në çdo periudhë të vitit, pasi çdo stinë sjell një përvojë të veçantë. E veçanta e Voskopojës janë objektet e kultit, kryesisht kishat. Ndër to veçohen Kisha e “Shën Kollit”, e “Shën…

Read More

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për shtetasit e huaj, veçanërisht për shtetasit amerikanë, të cilët po e zgjedhin vendin si për turizëm, ashtu edhe për të jetuar. CNN Travel ka publikuar ditët e fundit një artikull me titull “Më shumë amerikanë po zhvendosen në Evropën Qendrore dhe Lindore”, të autores Blane Bachelor, e cila  i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe Shqipërisë, duke zbërthyer arsyet e këtij fenomeni në rritje. Në artikullin e saj Bachelor thekson se për dekada ëndrra evropiane e qytetarëve amerikanë lidhej ngushtë me metropole si Parisi, Roma apo Barcelona, por…

Read More

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026. Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shamberi ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita “Ikona të Shqipërisë”, që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë. Në këtë ekspozitë do të shfaqen…

Read More

9 shkurti i vitit 1908 ishte ditë me rëndësi për Fan Nolin, kur nisi të ngjiste shkallët e hierarkisë klerikale pranë kishës ortodokse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën…

Read More

Reshjet e dëborës kanë zbardhur fshatin turistik të Dardhës, duke e shndërruar atë në një nga destinacionet më të frekuentuara dimërore në juglindje të vendit. Pamja alpine dhe bora e bollshme kanë tërhequr qindra turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht të apasionuarit pas sporteve dimërore. Vetëm 18 kilometra larg Korçës, pista e skive në Dardhë po vizitohet masivisht nga të rinj dhe familje që shijojnë ski, snowboard dhe aktivitete të tjera rekreative në dëborë. Kushtet klimatike dhe infrastruktura turistike e zonës e bëjnë Dardhën një zgjedhje ideale për pushime dimërore. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar…

Read More

Marigo Pozio është figura historike që përveç Ismail Qemalit, lidhet më së shumti me ditën e pavarësisë, duke u kujtuar si zonja që qëndisi flamurin kombëtar. Por Pozio ishte gjithashtu një intelektuale dhe patriote. Marigo Pozio lindi më 2 shkurt 1878 në Hoçisht të Korçës. U arsimua në Mësonjëtoren e Parë dhe te shkolla e motrave Qiriazi. Njëkohësisht u bë mjeshtre e qëndisjes së simboleve kombëtare dhe në shpërndarjen e abetareve dhe librave të parë shqip te vajzat e tjera të Korçës dhe rrethinave. Gjatë këtyre viteve u martua me tregtarin Jovan Pozio. Për arsye tregtie, familjarisht u vendos në…

Read More

Përballë turizmit masiv në destinacionet klasike evropiane, vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria po fitojnë terren në mesin e turistëve që kërkojnë pushime më të lira dhe më pak të populluara, shkruan Elena Horrillo në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”. Vendet e Ballkanit vazhdojnë të thyejnë rekordin me numrin e lartë të turistëve. Më shumë se 1,1 miliardë turistë udhëtuan në vendet ballkanike midis janarit dhe shtatorit 2025, sipas raportit të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit të kryer nga OKB-ja për Turizmin. Të dhënat treguan se numri i…

Read More