Author: Kolibri 4
Reshjet e dëborës dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë sjellë problematika në disa zona të qarkut Korçë, kryesisht në formën e rrëshqitjeve të dherave dhe bllokimeve të rrugëve, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave civile. Në bashkinë Pogradec, problematika kryesore mbeten rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik kanë inspektuar zonat problematike, përfshirë fshatrat Cërravë dhe Dardhas, ku janë evakuuar disa familje, si dhe zonën pranë rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme në vijim. Në Njësinë Administrative Trebinjë vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë për shkak…
Skënderbeu e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, jo vetëm në fushë, por edhe në tregun virtual të vlerësimit të futbollistëve. Skuadra korçare po “fluturon” në Transfermarkt, teksa rritja e ndjeshme e vlerës së lojtarëve e bën Skënderbeun që tashmë të konsiderohet një skuadër superlige për nga vlera financiare. Rezultatet pozitive të 17 javëve të para të Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu kryeson bindshëm dhe është shkëputur nga ndjekësit, kanë reflektuar drejtpërdrejt edhe në vlerësimet individuale të futbollistëve. Në rifreskimin e fundit të bërë nga faqja prestigjioze Transfermarkt, të gjithë lojtarët e skuadrës kanë shënuar…
Nga Zhuljeta Gjashta, Gazetare SHBA Në Shqipëri, narcizmi rrallë shihet si problem psikologjik apo shoqëror. Përkundrazi, ai shpesh perceptohet si shenjë force, autoriteti dhe “karakteri të fortë”. Në shumë raste, sjellje që në vende të tjera do të konsideroheshin dhunë emocionale apo kontroll patologjik, këtu justifikohen si disiplinë, edukatë apo traditë. Pikërisht ky normalizim përbën rrezikun më të madh: një shoqëri që nuk e identifikon narcizmin, e riprodhon atë brez pas brezi. Figura e prindit të pagabueshëm Në strukturën tradicionale shqiptare, veçanërisht në familjet patriarkale, figura e babait është shpesh e shenjtëruar. Ai shihet si autoritet absolut, si “shtylla e…
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në zonën kufitare, me qëllim parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Në kuadër të këtyre kontrolleve, shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë kanë kapur në fshatin Ponçar, në bashkinë Devoll, një shtetas 41 vjeç, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim nga DVKM Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se ka…
Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Gjatë kontrolleve, u konstatua një market në qytetin e Maliqit, ku mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim tregtimin e tyre. Si rezultat, policia sekuestroi 48 kuti me lëndë piroteknike, që përmbanin gjithsej 2899 kapsolla. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases E. M., 43 vjeçe, banuese në Maliq, pronare e marketit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së…
Gjatë orëve të mesnatës, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të ulët, të shoqëruara me temperatura të ulëta që kanë zbritur deri në -7 gradë Celsius. Pavarësisht kushteve dimërore, situata në akset rrugore paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika. Në aksin kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Dogana Kapshticë, janë regjistruar reshje të pakta bore. Gjatë natës është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, ndërsa aktualisht aksi është plotësisht i kalueshëm. Reshje dëbore janë shënuar edhe në akset Zëmblak – Goricë dhe Korçë – Ersekë, ku ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës për…
Gjatë orëve të natës, në qarkun e Korçës janë shënuar reshje të lehta bore, të cilat kanë lënë një shtresë të hollë kryesisht në zonat urbane dhe rurale me lartësi më të madhe. Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të ftohtë dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të lehtë. Korçë Në bashkinë Korçë, bora e rënë gjatë natës ka qenë e pakët dhe pa ndikim të ndjeshëm në qarkullimin rrugor. Gjatë ditës parashikohen vranësira të herëpashershme, me intervale kthjellimesh. Temperaturat mbeten të ulëta, tipike për këtë periudhë dimërore. Maliq Edhe në Maliq janë regjistruar reshje të…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12 vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin…
Me rastin e festave të fundvitit, Agjencia e Kontrollit të Territorit në Bashkinë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe inspektoriatet përaktëse, kanë ndërmarrë një nismë humanitare duke shpërndarë paketa ushqimore për familjet në nevojë dhe për persona që përballen me vështirësi shëndetësore. Në këtë periudhë festive, kur fundviti afron njerëzit, i bën më të ndjeshëm dhe më solidarë me njëri-tjetrin dje kjo nismë vjen si një mesazh humanizmi dhe kujdesi për ata që kanë më shumë nevojë. Përmes kësaj pakete ushqimore ndihme, synohet që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e festave dhe të ketë mundësinë të presë Vitin e…
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton për bllokime dhe kufizime të përkohshme të lëvizjes në dy pika të rëndësishme të kalimit kufitar. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Policia Kufitare Greke ka bërë me dije se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë–Selanik” do të jetë e bllokuar për shkak të një proteste të fermerëve grekë. Gjatë kësaj periudhe, lëvizja do të jetë e mundur vetëm nëpërmjet rrugëve dytësore dhe vetëm për automjetet e vogla. Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar…

