Author: Kolibri 4

Ditën e sotme Ilir Meta është gjendur në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Zini Tollozhina.Ai u shpreh se z.Tollozhina është njeriu i duhur, me program e vullnet për ndryshimin që meriton Pogradeci. Iliri Meta së bashku me Zini Tollozhinën dolën para gazetarëve dhe ju përgjigjën pyetjeve të tyre. Ndër të tjera Meta u shpreh se nga Pogradeci dhe deri në Kolonjë do të kenë një fitore bindëse, pasi nuk ka asnjë kandidat që t’u dalë para kandidatëve të forcës sonë politike.

Read More

Dega e Partisë Demokratike në Maliq dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë kanë prezantuar si kandidat për kryetar bashkie në Bashkinë e Maliqit dr.Alfred Gegën.Dr. Gega ka një jetë politike aktive në këtë forcë politike dhe jo më larg se zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ai kandidoi si deputet. Në rang qarku ai arriti të merrte 2829 vota, nga të cilat 920 prej tyre i mori në Bashkinë e Maliqit. Alfred Gega është mjek me profesion, kirurg-ortoped-traumatolog.Ka studiuar mjekësi, ka kryer specializim pasuniversitar për “Kirurg-ortoped-traumatolog” pranë QSUT-së, në vitet 1996-2000. Në vitet 2007-2008 ka vijuar me specializim për “Kirurgji ortopedike”…

Read More