Ditën e sotme Ilir Meta është gjendur në qytetin e Pogradecit ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Zini Tollozhina.Ai u shpreh se z.Tollozhina është njeriu i duhur, me program e vullnet për ndryshimin që meriton Pogradeci.
Iliri Meta së bashku me Zini Tollozhinën dolën para gazetarëve dhe ju përgjigjën pyetjeve të tyre.
Ndër të tjera Meta u shpreh se nga Pogradeci dhe deri në Kolonjë do të kenë një fitore bindëse, pasi nuk ka asnjë kandidat që t’u dalë para kandidatëve të forcës sonë politike.