Author: Kolibri 4
Nuk ka munguar as urimi i kandidates për kryetare bashkie, Ledina Alolli, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Së bashku me ekipin e saj ka uruar edhe nga Myftinia e Korçës. “Urimet e mia në këtë ditë të madhe feste përcjellin edhe mesazhin e paqes dhe të harmonisë që dëshmon komuniteti mysliman në Korçë. Secili nga ne ka nevojë që të gjejë forcën dhe ndriçimin drejt asaj çka është e drejtë, e mirë, e ndershme dhe e vlefshme për komunitetin dhe familjet tona,”- uron ajo. Ditën e djeshme ajo është ftuar nga besimtarët myslimanë në iftarin e tyre të fundit.
Festa e Fiter Bajramit përkon me mbylljen e muajit të shenjtë të ramazanit. Muaji i agjërimit dhe sakrificës. Sot, herët në mëngjes, me faljen e Namazit xhamia “Iljaz bej Mirahori” në qytetin e Korçës është mbushur plot e përplot me besimtarë. Niko Peleshi, Drejtuesi Politik i Qarkut, njëkohësisht dhe Ministër i Mbrojtjes, uron besimtarët në këtë ditë feste. “Le të jetë kjo ditë, një ditë shprese, reflektimi dhe pozitiviteti. Zemrat tuaja qofshin gjithmonë burim shprese,”- ka shkruar ai në faqen e tij facebook.
Sot në këtë ditë festive për komunitetin mysliman Sotirqa Filo uron festën e Fiter Bajramit nga Myftinia e Korçës. I shoqëruar nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ana Verushi, dhe deputetja, Eni Zake, ai uron besimtarët që në këtë ditë të ketë paqe dhe begati në çdo familje shqiptare.
Ditë festive por jo ditë pushimi për Gëzim Topçiun, kandidatin për kryetar bashkie në bashkinë e Maliqit. Sot ai ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social në facebook se ka përfunduar asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Pojan, Njësia Administrative Pojan.
“Shikojini pak… Janë Saliu dhe Iliri, dy ish presidentë, dy ish kryeministra dhe liderë të gjithëpushtetshëm që për 30 vjet kanë sunduar skenën politike. Janë dy individë që sipas orekseve herë janë puthur e herë janë pështyrë derisa tani për hallet e tyre personale kanë bërë pazarin e radhës. Dje i ra rruga për në Devoll ku nxorën në skenë një dordolec me kostum (jo kostumin e burgut) dhe i thanë disa militantëve që ta votojnë këtë falsifikator të dënuar për ta rikthyer në bashki ku ka qenë para katër vitesh duke e parë si shembull që duhet ndjekur nga…
Kandidatja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, përmes një shkrimi në faqen e saj zyrtare të facebook shprehet se edhe qentë endacakë janë të zhgënjyer dhe premton për ta një strehë të re në qytet. “Të zhgënjyerit në Korçën tonë janë edhe qentë endacakë, të lënë në mëshirë të fatit dhe të destinuar të jenë një kërcënim i vazhdueshëm për fëmijët dhe banorët e qytetit. Të gjitha kërkesat dhe rastet flagrante janë dërguar kohë pas kohe në bashki dhe reagimi i vetëm ka qenë indiferenca dhe mungesa e ndërhyrjes! Me të ndryshuar drejtimin e Bashkisë Korçë, një nga hapat e parë…
Sotiraq Filo i është bashkuar tashmë nisës së fushatës elektorale për mbjelljen e pemëve. Sot i gjendur mes aktorësh ai dha mesazhin e tij për të ecur vetëm para. Dashuria e aktorëve të teatrit për Korçën është po aq e madhe sa dashuria për artin. Ata mbollën pemë në mjediset e gjelbëra të teatrit duke i gjelbëruar ato edhe më shumë.
Kemi hyrë tashmë në një pikë kulmore të fushatës zgjedhore elektorale për zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë. Ajo që bie në sy në qarkun e Korçës është se mungon figura e Ervin Sailianjit.Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i grupit parlamentar shihet se po punon në qytetin e Kavajës dhe po mbështet fuqishëm kandidatin për kryetar bashkie, Fisnik Qosja. Por pse ky kalim nga qarku i Korçës në atë të Tiranës?Pse mbështetje për Fisnik Qosen dhe jo për Alfred Gegën? Ervin Salianji është gorar, nga zona e Maliqit dhe nuk është parë asnjëherë të punojë aty.Kujtojmë gjithashtu se…
Kush është i deleguari i qarkut të Korçës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”?? Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka nisur fushatën elektorale duke prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie. Gjatë prezantimeve janë vënë re drejtues të partive dhe kryetarë të degëve përkatëse. Por kush është delegati i qarkut?? Kjo nuk dihet ende, ndoshta koalicioni ka mangësira në ngritjen e strukturave të tyre.
I deleguari i qarkut të Korçës për Partinë Socialiste, Niko Peleshi ka zhvilluar takim me të rinj dhe të reja që janë plot energji dhe dëshirë për të punuar. Partia Socialiste po punon me çdo strukturë të saj dhe po i kushton seriozitetin e duhur kësaj fushate zgjedhore, sidomos targetgrupit “FRESSH”. I gjendur mes të rinjve energjikë të familjes socialiste jep siguri që Korça do të shohë vetëm përpara. Ai sheh te ta jo vetëm angazhim politik por dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin. Niko Peleshi fton të rinjtë e qytetit të Korçës, dhe jo vetëm, t’i bashkohen zgjedhjes…

