Author: Kolibri 4

Mëngjesim e sotëm kandidati i Partisë Socialiste, Gëzim Topçiu, së bashku me ekipin e vet përshënder nga fshati Plasë, Njësia Administrative Pojan. Në takimet derë më derë kandidati merr vlerësime për punët e realizuara dhe premton fillimin e punimeve për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, e kjo pritet të furnizojë fshatin 24 orë me ujë të pijshëm. Punë të kryera janë: Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit që do të sigurojë ujë 24 orë në ditët pritet të filloj shumë shpejt.

Read More

Eduart Duro, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak në bashkinë e Devollit shkruan nga fshati Stropan. “Përherë është kënaqësi të takohesh me banorët e Stropanit, i cili së bashku me fshatrat e tjerë formojnë kurorën më të bukur në këmbët e Moravës. Ishte një bisedë e frytshme me gra e burra, vajza e djem, të rinj e të moshuar që e duan vendlindjen e tyre dhe marrin pjesë në të gjitha diskutimet kur flitet për prespektivën e zonës.” Ai thekson se vëmendja e tyre po përqëndrohet te përmirësimi i infrastrukturës së brendshme dhe se Stropani do të përfitojë nga projekti…

Read More

Ajo që bie në sy nga kandidatët për kryetarë bashkie është se jo të gjithë po punojnë me fushatat e tyre elektorale. Përsa i përket qarkut të Korçës shohim një indiferentizëm nga kandidatët e Kolonjës, Maliqit dhe Pustecit. Jemi në 3 javët e fundit dhe Ethem Lumani në rrjetin e tij social në facebook lajmëron se kjo faqe do të shërbejë për të pasqyruar misionin e tij dhe punë konkrete. Puna konkrete e tij qenka “asgjë”. Dr. Alfred Gega është mjaftuar vetëm me prezantimin që i ka bërë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Kryetari i Partisë së Lirisë,…

Read More

Erion Isai vazhdon turin e vet elektoral. Sot ai u gjend pranë banorëve të fshatit Shtikë. “Falenderues dhe mirënjohës per mbështetjen dhe mikëpritjen tuaj. Vetëm duke ecur përpara mund të bëjmë punë të mira”. Ai shprehet i lumtur për mbështetjen që ka marrë nga ta dhe premton se do të vazhdojë të punojë edhe më fort për punë më të mira.

Read More

Ilir Xhakolli takohet me biznesmenë të mesëm dhe të vegjël. Në një diskutim mjaft produktiv ata diskutojnë mbi rrugën që duhet të ndjekin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, i cili punëson një numër të konsiderushëm punonjësish. “Është koha që ky sektor të kalojë në një stad më të lartë zhvillimi, duke rritur edhe më shumë standardin e investimeve dhe shërbimit ndaj vizitorëve e turistëve. Jemi gjithmonë gati për të ndërtuar ura bashkëpunimi, promovimi dhe lehtësirash,”- ka thënë ai.

Read More

Në Arrëz, fshatin 600-vjeçar me tradita kulinare, artizanale e arkitekturore, me shtëpitë e gurta karakteristike dhe banorët krenarë për origjinën e tyre. Kurora e gjelbërt e pishave shumëvjeçare që i qëndron si strehë fshatit, është një vlerë e shtuar për Devollin, e cila synohet të kthehet në një destinacion turistik multifunksional. Kandidati për kryetar bashkie në Devoll nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli, ka nisur fushatën elektorale dhe premtimet e tij. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social në facebook ai ka nxjerrë një sërë pikash për fshatin Arrëz. Ai premton:

Read More

Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin e Korçës, Ledina Alolli, vazhdon me takimet elektorale. E gjendur mes banorëve të Bulgarecit ajo premton se do u gjejë atyre hapësirën që ata të shprehen dhe të kërkojnë. “Banorët e Bulgarecit do të kenë për qëllim të punojnë tokën dhe të marrin prodhimin e parashikuar,”- premton ajo. Gjithashtu shprehet se do të kujdesen që prodhimi të ndjekë zinxhirin e tregtimit dhe të kthehet në fitim dhe interes për ta.

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qytetin e Pogrqdecit duket se ka filluar turin e vet elektoral. Mëngjesin e sotëm është parë në rrugët e qytetit duke takuar qytetarë të shumtë. “I lumtur të shoh më sytë e secilit shpresën e ndryshimit që po troket,”- thotë ai. Ai premton se bashkë do të dalin nga kllapia e një zbrazëtie të trishtë që po boshatis qytetin, fshatrat dhe sofrat e familjeve. Ndryshimi varet nga ta ndaj ai i fton ta tregojnë me votë më 14 maj.

Read More

Fshati Dardhas, në Njësinë Administrative Pogradec, bashkia Pogradec, ka qenë një prioritet përsa i përket investimeve që ka kryer bashkia. ● Ndërtimini i rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm; ● Vendosja e ndriçimit rrugor led në gjithë fshatin; ● Rehabilitimi i oborrit të shkollës; ● Ndërtimi i një mini-fushe sportive; ● Asfaltimi i Rrugës së Frahollëve; ● Shërbimi korrekt i pastrimit të mbetjeve. Ilir Xhakolli njofton se investimet do të vazhdojnë dhe me punët e nisura në këtë fshat dhe gjithë njësinë me: ● Dhënien prioritet për zhvillimin e turizmit malor; ● Asistencë konkrete për aplikime dhe…

Read More