Author: Kolibri 4
Finalisti i parë i këtij edicioni BBV është shpallur Luiz Ejlli, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një televotim të mbajtur gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka votuar për të shpallur finalistin e parë. I përlotur ai është shprehur se do ishte shumë i lumtur nëse babai i tij do të ishte gjallë për t’i thënë se ja arriti.
Gëzim Topçiu nuk i njeh ditët e javës, ai gjendet gjithnjë në terren duke punuar. Ditën e sotme ka përfunduar asfaltimi i një lagjeje në fshatin Libonik, të bashkisë së Maliqit. Ky ishte një premtim ndaj banorëve pas rehabilitimit të shkollës 9-vjeçare dhe dy lagjeve. Fshati i Libonikut po shkon drejt asfaltimit të plotë!
Kush është kandidati i kollarisur për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Pogradecit? Zini Tollozhina është nga emrat e njohur të Partisë Demokratike në Pogradec, madje është nga themeluesit e kësaj dege, por vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktiv. Edhe pse një emër i njohur në Partinë Demokratike, dhe jo vetëm, Ziniu në rrjetin e tij social në facebook ka 782 pëlqime dhe 893 ndjekës. Në postimet e tij ai shihet i veshur në mënyrë serioze, me kostum dhe kravatë. Edhe në lëvizjet përgjatë qytetit ai ecën me këtë veshje. Mos ndoshta kandidati nuk ulet…
Përgjatë një takimi me banorë të fshatit Dvoran, kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, ve rëndësinë e fushatës së partisë së saj mbi mbështetjen e fermerit. “Fshati meriton vëmendje dhe zhvillim!” Ajo i ftoi ata ta votojnë më 14 maj dhe ta mbështesin.
Zini Tollozhina, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qytetin e Pogradecit, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferi, takojnë të rinjtë e qytetit. “E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të që sot,”- shkruan Tollozhina në rrjetin social në facebook. Kjo është moto e të rinjve të Pogradecit për projektet që ata mendojnë të zbatojnë.
Elvis Hajdërlli mbledh banorët e lagjes “Çezma e Madhe” dhe diskuton me ta. Lagjja e Çezmës së Madhe, është lagjja model e qytetit e sidomos për mbështetjen që i ka dhënë Partisë Demokratike ndër vite. “Jam i bindur se ndryshimi dhe fitorja jonë do të fillojnë këtu, mes këtyre njerëzve të mrekullueshëm që mbartin shumë vlera,”- thotë Elvisi gjatë bisedimit me banorët. Ai thotë se situata paraqitet e njëjtë, pa investime, përveç se vazhdimit të projekteve të bashkisë së mëparshme. Gjatë takimit u evidentuan problematika të lagjes si, sistemimi i ujërave rrjedhëse, ndriçimi publik dhe mungesa e hapësirave për argëtim.…
Ka përfunduar faza e dytë për projektimin e tri stadiumeve të reja që do të ndërtohen, përkatësisht në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Siç njofton faqja e AKPT, qyteti i Korçës është një nga tre finalistët për ndërtim stadiumi dhe në fillimin e muajit maj do të prezantohet përballë publikut. Në qytetin e Korçës të bëhet rizhvillimi i kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksioni i pallatit të sportit. Gjithashtu qyteti i Korçës do të shpërblehet me 40 mijë euro si dhe do të lidhet kontratën e projekt-zbatimit. Prezantimi në qytetin e Korçës do të bëhet më datën 2 maj, ora 08:³⁰,…
Në Prodan të Ersekës, aty ku forcat politike nuk e njohin “armiqësinë”. Erion Isai, kryetari i bashkisë së Kolonjës, njëkohësisht dhe kandidat për kryetar bashkie, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike bëhen bashkë në mbjelljen e pemëve të llojit “blir”, në krah të kishës së fshatit Prodan. Kryetari i PD-së i kërkon Erion Isait që pas zgjedhjeve ai të restaurojë murin rrethues të kishës. Mesa duket Partia Demokratike është e bindur se në këtë zonë nuk ka për të fituar.
Delegati i Partisë Socialiate të qarkut të Korçës, Niko Peleshi, përkrah kandidatit për kryetar bashkie, Sotiraq Filo, në lagjen nr.14 në qytetin e Korçës. Së bashku ata po i japin zë se Korça është tashmë destinacioni i turizmit të fundjavës. Në çdo fundjavë bizneset lokale e ndjejnë frymën e turistëve që vizitojnë qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Po ashtu ata thanë se po punojnë ta kthejnë edhe në një pol zhvillimi në disa sektorë, në atë të bujqësisë, agroturizmit apo dhe edukimit me tekonologjitë e reja. Vlen të përmendet se gazifikimi i qytetit është një projekt që do…
Sot ka hyrë në fuqi kodi i ri rrugor. Duke filluar nga sot gjobat që merren nga dita e sotme e në vijim kanë afat pagese prej 15 ditësh me ulje 50%. Ndërkohë për gjobat që janë marrë më përpara se dita e sotme do paguhen njësoj si kanë qenë.

