Author: Kolibri 4

24 prill Dita Ndërkombëtare e Tokës Erion Isai në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës ka dalë në pedonalen e qytetit dhe në rrugët e lagjeve bashkë me stafin e vet për të pastruar qytetin. Ajo që vlen për t’u përgëzuar është dëshira e mirë e banorëve për t’u bashkuar në nismën e kryebashkiakut. “I lumtur kur lexoj në sytë e njerëzve të këtij qyteti dëshirën për të ecur përpara,”- shprehet Erion Isai.

Read More

Një nga sheshet e qytetit të Korçës do të quhet Selim Mborja. Miratimi i emërtimit të këtij sheshi me emrin e filantropit të madh mborjar nga Këshilli Bashkiak Korçë është jo vetëm vlerësim për figurën e tij, por edhe respekt për memorien historike dhe trashëgiminë shpirtërore të komunitetit të fshatit Mborje. Kryetari i bashkisë, z.Sotiraq Filo, ka bërë sot prezantimin e emërtimit. Sheshi “Selim Mbaroja” ndodhet në pjesën veriore të qytetit, rrugës së spitalit.

Read More

Alfred Gega është shfaqur në qytetin e Maliqit duke takuar banorë të zonës. Dita e hënë, është ditë aktive në qytet. Duke qenë se tregu del çdo ditë të hënë, ka më shumë lëvizje dhe kjo ishte një mundësi e mirë që Alfredi të takonte sa më shumë banorë. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” shihet shpresëplotë dhe i bindur se do të fitojë. Ai ka përballë një kundërshtar të fortë, si Gëzim Topçiu, i cili po kandidon për mandatin e tretë në bashkinë e Maliqit.

Read More

Zini Tollozhina, kandidat për kryetar bashkie në Pogradec nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” poston në facebook video të dërguara nga banorë të zonave malore.Në video shihet qartazi rruga gjithë baltë dhe e pa kalueshme. Por pse nuk shkon në ato zona Ziniu? A është prezantuar aty? A e njohin banorët? Ziniu kujdeset për veshjen e tij, shihet i veshur me kravatë dhe kjo veshje e tillë nuk përballon dot rrugë me baltë.Këpucët e tij smund të bëhen pis, balta është për fshatin, Ziniu dhe veshja e tij është për qytetin.

Read More

Krerët e Partisë Socialiste në qytetin e Korçës kanë prezantuar sot kandidatët për këshilltarë bashkiakë. Prezantimi u bë para dhjetra qytetarëve dhe i pranishëm ishte edhe deputeti i qarkut, Niko Peleshi, dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ana Verushi. “Ky ekip fantastik me profesionistë e qytetarë model është padyshim skuadra fituese e zgjedhjeve të 14 majit,”- tha Sotiraq Filo, kandidati për kryetar bashkie në qytetin e Korçës.

Read More

Kryebashkiaku i bashkisë Pustec, Pali Kolefski, paraqet projektin e fshatit Globoçeni dhe kishën në ishullin e Maligradit. Vendlindja e Sterjo Spases, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në vend, meriton të shkëlqejë. Projekti mbulon fshatin Globoçeni dhe kishën në ishullin e Maligradit. Kontrata për fillimin e këtij projekti tashmë është nënshkruar dhe do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve që do të mbahen më 14 maj të këtij viti. Kjo zonë po merr një pamje krejt të re dhe këta banorë e meritojnë.

Read More

Sotiraq Filo, kandidati për kryetar bashkie në korçë, takon banorë të fshatit Dishnicë. “Gjatë një takimi me banorët dhe njerëzit e mrekullueshëm të fshatit Dishnicë diskutuam rreth projekteve dhe investimeve të mandatit të ardhshëm, ku një pjesë e madhe e punës dhe fondeve të bashkisë do të rezervohen për projektet në zonat rurale,”- shkruan ai. Fshati i Dishnicës pritet të ketë investime të tjera nga pushteti vendor dhe të ketë zhvillim ekonomik, bujqësor dhe turistik.

Read More

Kandidati demokrat për kryetar bashkie në Pogradec, Zini Tollozhina, poston në rrjetin e tij në facebook një video të cilën ja kanë dërguar banorë të fshatrave Çesmë-Hondisht. Rruga për në këto fshatra është tejet e dëmtuar dhe ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Ziniu shprehet se ndjen keqardhje për harresën nga pushteti vendor. “Edhe më i trishtë fakti që shkojnë pas katër vitesh për t’i fyer sërish duke u kërkuar votën,”- shkruan ai ndër të tjera.

Read More

Elvis Hajdërlli shihet të ecë dhe të shpërndajë postera dhe fletëpalosje në rrugët e zonës. Elvisi është kandidat për kryetar bashkie nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Devollit, dhe duke prezantuat veten e vet te çdo banor ai u le atyre dhe një fletëpalosje në duar. Ai bëri takime rastësore me çdo banor të Devollit, për t’u treguar se është pranë tyre dhe i gatshëm për të dëgjuar nga afër problemet që ata kanë.

Read More