Author: Kolibri 4
Erion Isai në Leskovik, qytetin që kërkon ta ringjallë Leskoviku është padyshim një nga zonat më me potencial turistik në juglindje, i njohur edhe si qyteti i verës, i rakisë, i sazeve, këngës dhe mikpritjes. Ditën e sotme ishte kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai i cili ka prekur çdo rrugicë të Leskovikut, duke takuar banorët aty dhe marrë falënderimet për punën e bërë. Sot Leskoviku është i plotësuar tërësisht me ndriçim LED, me 24 orë ujë të pijshëm dhe me bujtina e resorte të reja si xhevahire të turizmit aty. Rruga e re Ersekë – Leskovik e cila po…
“Sot gjendem në Lumalas, aty ku pikërisht katër vite më përpara Kryetari i bashkisë së Korçës ka premtuar ngritjen e një aeroporti. Nga aeroporti imagjinar i Lumalasit unë ju bëj thirrje që është koha për ndryshim, e ndryshimi është në duart tuaja,”- është shprehur kandidatja për kryetare bashkie nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli. Për vite me radhë ky aeroport është premtuar se do të ndërtohej e vihej në funksion ndërsa nuk kanë munguar as studimet, por pa mundur të konkretizohet asgjë edhe për shkak te investimit që kërkon shuma të mëdha. Ndryshe nga synimi fillestar për një aeroport të…
Pandi Jani, kandidati për kryetar bashkie në qyetetin e Pusticit, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, shkruan në rrjetin e tij social në facebook se në qeverisjen e tij do të ndërtohet një Qendër Kulturore në fshatin Shul. Në këtë qendër do të realizohen shumë projekte në fushën e kulturës dhe do të përfaqësojnë një kënd të vogël, ku të rinjtë dhe vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë rreth historisë dhe kulturës së fshatit Shul dhe qytetit të Pustecit. Pandi pret mbështetje nga banorët e zonës për të realizuar projektet e tij.
Me anë të një e-maili Ilirjan Celibashi parashtron ndalimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor që lidhen me veprimtari publike të Bashkisë Maliq, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri. VENDOS: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI
Deputeti i qarkut, Niko Peleshi, vazhdon turin e vet të takimeve. Nga Bitincka, Hoçishti e më pas në Plasë. Niko Peleshi mbështet kandidatët për kryetarë bashkie dhe projektet e tyre që janë me potencial të jashtëzakonshëm të bujqësisë, turizmit rural dhe agroturizmit.
Fshati Kolanec ndodhet vetëm 3 km larg nga qyteti i Maliqit. Sot, ai po merr pamjen e një fshati të bukur, me rrugica të shtruara me kalldrëm dhe shtëpi të ndërtuara me mur guri. Në pamje të parë duket si qytet i gurtë por në të vërtetë është një oaz i vogël. Fshati i kalldrëmeve dhe lakrorit në saç po merr pamjen që duhet të kishte qysh më herët. Kolaneci është një nga fshatrat që do i shtohet listës së atraksioneve turistike në qarkun e Korçës.
Kjo fundjavë solli në Korçë komedinë “Nuse vetëm për letra” me autor Leka Bungo. Një shfaqje e bukur me mesazhe të forta, me karaktere të jashtëzakonshëm, shumë humor dhe situata komike, e cila është pritur me shumë dashuri nga artdashësit korçarë në sallën e tejmbushur të Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë.
Ekipi i Butrintit të Sarandës ka humbur takimin e sotëm përballë Devollit me rezultatin e thellë 6-1. Me këtë humbje Butrinti bie në vendin e 6-të. Skuadra e Devollit tregoi edhe njëherë se është gati për të përballuar sfida edhe më të mëdha.
Zini Tollozhina, kandidati demokrat për kryetar bashkie në qytetin e Pogradecit, reklamon veten e vet. I shfaqur me një foto të veten, sigurisht veshja e tij me kravatë nuk mungon, tregon besimet e veta.”Besoj tek fuqia e imagjinatës sonë për të nxjerrë Pogradecin nga grupi i qyteteve shpresëhumbura,”- ka shkruar ai në rrjetin social facebook. Vazhdo imagjino shoku Tollozhina, është më e pakta që mund të bësh! Edhe ne po imagjinojmë sikur po bën fushatë!
Pushues të shumtë kanë zgjedhur këtë fundjavë Pogradecin për të relaksuar. Tri fundjavat e muajit prilli kanë sjellë pushues, të cilët preferuan të shijojnë liqenin e Pogradecit, klimën e freskët, ajrin e pastër, por edhe për të kaluar tri festat me të afërm, miq dhe familjarë. Të shumtë kanë qenë pushuesit edhe këtë fundjavë, të cilët kanë mbushur shëtitoren e bregliqenit, duke i dhënë asaj më tepër gjallëri. Për pushuesit klima, peizazhi pogradecar, kulinaria, mikëpritja dhe ajri i pastër, mbeten tërheqja kryesore në çdo stinë. Të vendosur përgjatë shëtitores se bregliqenit, pushuesit kanë nisur të shfrytëzojnë çdo mundësi çlodhjeje dhe…

