Author: Kolibri 4
Fshati Libonik, i bashkisë së Maliqit po pëson ndryshim infrastrukturor. Edhe ditën e sotme, kryetari i bashkisë, Gëzim Topçiu, ka asfaltuar një tjetër lagje. Ai shihet çdo ditë në punë dhe çdo ditë pranë banorëve të zonës.
Luizi dhe Kiara kanë nisur një marrëdhënie brenda shtëpisë së madhe së Big Brother Vip 2. Këngëtari vendosi që këtë lidhje ta cojë edhe më tej, duke i bërë një surpizë Kiarës, të cilën e propozi për martesë. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe unaza e veçantë që Luizi kishte zgjedhur për të dashurën e tij. naza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën.
E mbani mend se si ishte zona tek Plazhi i Uçkave në Pogradec? Sot është një nga punët tona më të bukura që bashkia ka bërë për t’i dhënë vëmendjen e duhur asaj zone aq të frekuentar nga pogradecarët. Sot është një nga plazhet më të mirë dhe me rritje edhe më të madhe frekuentimi. Bashkia Pogradec ka ndërhyrë në: “Shumë shpejt do të krijojmë atelinë natyrore të filmit “Mëngjese lufte”,- ka thënë Ilir Xhakolli.
Pali Kolefski, kryetari i bashkisë së Pustecit, njëkohësisisht dhe kandidat në zgjedhjet lokale nga Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur kundërshtarit të vet se asnjë punonjës nuk është kërcënuar. “Të nderuar zotërinj, presioni ndaj punonjësve të bashkisë Pustec është përmendur disa herë. Nuk jemi përgjigjur sinqerisht, sepse për ne, po të mos ishte qesharake ajo akuzë, do të ishte tragjike. Në ditët e sotme, ata që nuk kanë një plan konkret dhe një vizion konkret se si të përmirësohet jeta në komunën e Pustecit përdorin gënjeshtra dhe manipulime aq qesharake saqë edhe vet janë të vetëdijshëm se askush nuk i beson.…
23 prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit. Ndaj dhe kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në qytetetin e Korçës, nuk ka nguruar ta bëjë pjesë të kalendarit të saj elektoral. Ledina Alolli me një grup të rinjsh ka dhuruar libra në parkun e qytetit. “Edhe pse në botën e teknologjisë, libri mbetet miku jonë i heshtur,”- është shprehur Alolli.
Pandi Jani, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Pustecit ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, se punonjësit e administratës publike po kërcënohen. “Kërcënimet dhe shantazhet ndaj të punësuarve në administratën dhe ndërmarrjet komunale pasqyrojnë sundimin katërvjeçar të këtij grupi autoritetesh që menaxhojnë komunën dhe paranë publike,”- ka shkruar ai. Jani i fton qytetarët të ndëshkojnë palën tjetër duke ja dhënë votën atij. Ai premton se në qeverisjen e tij s’do të ketë presione dhe kërcënime. Madje ai thekson se të gjithë do të mbeten në vendet e tyre të punës dhe nuk do të ketë shkurtime.…
Elvis Hajdërlli në Ponçarë të Devollit Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” vazhdon me turin e takimeve fshat më fshat, e ndalesa e radhës është në fshatin Ponçarë, të Devollit. Ai përmend faktin e lënies në harresë të rrugës kryesore dhe lagjeve me baltë e gropa të mëdha, të cilat në bashkinë aktuale rezultojnë të çakulluara fiktivisht. E vazhdon më tej me një sërë peoblematikash si: “Këto dhe shumë punë të tjera na presin në bashkinë e ardhshme, për ta bërë Ponçarën një fshat me kushte normale jetese,”- ka thënë ai duke ju shprehur mirënjohje e përulësi për mbështetjen e tyre.…
Pranvera ka trokitur dhe fshati piktoresk i Dardhës ka marrë nuancën e ngjyrave të natyrës. Pemët kanë çelur lulet dhe lëshojnë aromën e tyre karakteristike. Bletët po punojnë në pjalmin e luleve të sapoçelura. Banorët e zonës po punojnë tokën dhe po bëjnë mbjelljet e para. E amvisat duararta po shtojnë lulet shumëngjyrëshe në oborrin e tyre. Dardha është mahnitëse në çdo stinë, nga bardhësia sunduese e dimrit te gjelbërimi i lartë i verës, me ngjyrat e pafundme të pranverës e vjeshtës.
Elvis Hajdërlli, ish-drejtor i Ujësjellës-Kanalizime dhe tashmë kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Devollit ka nisur fushatën e vet elektorale me një cikël takimesh në çdo fshat. Duke spikatur problematikat e fshatrave ai nxjerr veten e vet manipulator të ish-postit që ka pasur. I gjendur në Sul, ai tha se ky fshat është lënë në harresë totale nga institucioni i bashkisë duke renditur mungesën e kanalizimeve, ujit, infrastukturës. Në fakt, për një problem të tillë ai padashur qorton edhe veten e tij, pasi ka shërbyer në bashki për 4 vite si drejtor i Ujësjellës Kanalizime dhe këto probleme i…
ODEONI – një shëmbull i modelit të transformimit të Pogradecit. Falë këtij investimi me qindra shfaqje dhe aktivitete zhvillohen aty në çdo periudhë të vitit.

