Author: Kolibri 4
Gruaja forca më e madhe drejt fitores! Deputetja Olta Xhaçka mes grave dhe vajzave të qytetit të Pogradecit kërkon mbështetje prej tyre. “Forca juaj e madhe na bën të ecim të sigurt drejt fitores së pandalshme të 14 majit,”-është shprehur ajo. Olta Xhaçka së bashku me Ilir Xhakollin do të vijojnë me mbajtjen e premtimeve të tyre që prej 4 vitesh.
Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës, është tashmë një personazh i dashur dhe shumë popullor në zonën e Ersekës dhe rrethinave të saj.Përgjatë fushatës së tij elektorale, Erioni po del derë më derë për të takuar dhe kërkuar mbështetjen nga të gjithë banorët. Ajo që vlen të përmendet se banorët e presin me dashamirësi dhe ëmbëlsira. Nënat e takojnë si djalin e tyre dhe e urojnë si fëmijën e vet. Erionin e duan të gjithë! Mjafton të shohësh një video ku një gjyshe zemërmirë e përqafon dhe e puth njëjtë si ta kishte birin e vet. Kjo tregon se Erioni ka…
Kandidatit demokrat në qytetin e Maliqit ka nxjerrë pikat kyçe të programit të tij që kërkon të zbatojë nëse merr postin e kryetarit të bashkisë. “Programi ynë realist, ambicioz, gjithëpërfshirës, i hartuar me ekspertizë profesionale, vëmendje dhe seriozitet maksimal është garanci e padiskutuar e përkushtimit tim në krye të bashkisë së Maliqit,”- shkruan ai në facebook. Pikat kyçe ku ai do të bëjë reforma dhe ndryshime janë: Forcimi i kapaciteteve njerëzore të menaxhimit të bashkisë; Krijimi i një ekipi profesionistësh të aftë për të hartuar dhe përthithur projekte në kuadër të procesit të integrimit. Rritja e transparencës dhe përfshirja e…
Të jesh në krye të listës së një partie politike në qytetin e Korçës është nder. Në një qytet i cili ABC-në e ka në gen, absolutisht që duhet të jesh i përgatitur dhe i aftë në atë çka i përcjell publikut. Pedagogia Suela Dinellari, e cila shpesh herë është akuzuar për diplomë fallso, ditët e fundit po kryen me përpikmëri urdhërat “nga lart”, duke u bërë aktive me denoncime në rrjetet sociale. Por çfarë ndodh? Padashje Dinellari tregon formimin e saj gjuhësor, duke kryer jo një por dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe ortografike, veprim që është kuptuar dhe nga qytetarë…
Tatjana Marashi, ish-drejtore e klubit shumësportësh, në Korçë ironizon me humbjen e skuadrës së vajzave të Skënderbeut. Humbja e skuadrës së “Skënderbeut” në vollejboll bëri që të ketë reagime të shumta, dhe këto nuk munguan as nga Tatjana Marash. Prej disa vitesh Tatjana ushtroi detyrën e saj si drejtoreshë e Klubit Shumësportësh në Korçë, ku para disa muajsh ajo u zëvendësua me një emër tjetër. Mesa duket, Tatjana nuk e kapërdin dot faktin që u zëvendësua nga dikush tjetër dhe kërkon të godasë “paaftësinë” e drejtoreshës së re. Në rrjetin social në facebook Tatjana hedh një post ironizues, me një…
Është mbyllur sot java e 26-të e Kategorisë Superiore të volleyball. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” është luajtur finalja e volejbollit të femrave, Skënderbeu përballë Panrtizanit. Skënderbeu është mundur në finalen e pestë në kryeqytet, duke i lëshuar kupën skuadrës së Partizanit. Partizani ka fituar sot 3-1 me sete, duke u shpallur kështu kampion i edicionit 2022-2023. Një ndeshje plot emocion, ku vajzat korçare ishin shumë afër titullit kampion, por fitorja nuk ishte e lehtë për to. Nëse vajzat e Skënderbeut do të ishin fituese në këtë finale ato do të kishin 3 kupa të fituara dhe një kampionat.
Nuk ka muzikë në mesnatë, bizneset në Korçë kundërshtojnë Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet. Kjo nuk është mirëpritur nga bizneset në Korçë, të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve. Njëri nga drejtuesit e bizneseve në Pazarin e vjetër të Korçës tregon se ky vendim do të sjell dëm për turizmin në Korçë. “Varet si e sheh por sido që ta shohësh prapë duket diçka e zymtë, i bie mos ketë muzikë. Muzika mund të sjell shqetësim për disa njerëz por…
Dita në Korçë nis me aksident… Një aksident i lehtë është shënuar këtë mëngjes në Korçë ku mjeti tip “Mercedes Benz” ka goditur një motor. Si pasojë e goditjes drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet në spitalin rajonal të Korçës.
Mjetet përplasen kokë më kokë, shpëtojnë mrekullisht shoferët Një aksident automobilistik është shënuar në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë. Fatmirësisht drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar mrekullisht, ndërkohë që radha e trafikut është tejet e madhe për shkak të aksidentit.
Mësohet se marrëveshja është firmosur me ekipin anglez Manchester City. Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako. Terrenet sportive që do të vihen në dispozicion të Akademisë së Futbollit do jenë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Akademia e Manchester City është e ndërtuar në një hapësirë prej 80 hektarë dhe njihet si Etihad Campu. Janë rreth 400 të rinj vajza dhe djem, të cilët stërviten në këtë akademi nga e cila zbulohen talentet të cilët më pas veshin fanelën e skuadrës së parë. Arritja e një marrëveshje…

