Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rekord historik, monedha e euros bie më poshtë se 112 lekë

    Ekonomi April 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Oferta e euros “lumë” para zgjedhjeve, rekordi i ri historik, monedha bie poshtë 112 lekëve

    Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 112 lekëve dhe duke regjistruar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 111.81 lekë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Agjentët e tregut të këmbimit valutor shprehen se rënie e euros në nivele të paprecedentë është e lidhur me ofertën shumë të lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet me disa faktorë. Vlerësohet se të ardhurat nga turizmi hyrës kanë një tendencë të shtohen me hyrjen në tremujorin e dytë të vitit. Festat fetare të muajit prill gjithashtu mund të kenë sjellë një rritje të mëtejshme të prurjeve për shkak të kthimit të emigrantëve. Një tjetër faktor që, sipas agjentëve të tregut, mund të ndikojë kursin e këmbimit është fushata për zgjedhjet lokale të muajit maj.

    Dëshmi e prurjeve shumë të mëdha të euros është edhe fakti se nënçmimi i euros nuk po ndalet as nga blerjet e Bankës së Shqipërisë, në shuma të konsiderueshme. Në dy javët e fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se 25 milionë euro në tregun e brendshëm, për nevojat e administrimit të rezervës valutore. E megjithatë as kjo nuk e ka frenuar zhvlerësimin e vazhdueshëm të monedhës europiane.Megjithëse ekspertët e kursit të këmbimit vlerësojnë se prurjet informale kanë një rol të rëndësishëm në zhvlerësimin e euros kundrejt lekut, në fakt kjo tendencë në afatin e gjatë mbështetet edhe lëvizjet e balancave makroekonomike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për vitin e kaluar zbriti në 1.08 miliardë euro, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin 2021.

    Zhvlerësimi i euros po ndihmon në uljen e inflacionit, që në Shqipëri edhe në pikun e vet, vitin e kaluar, ka qenë në nivele ndjeshëm më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe të BE-së. Një nga faktorët vlerësohet se ka qenë pikërisht forcimi i lekut ndaj euros. Zhvlerësimi i euros me më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë mund të favorizojë gjithashtu turizmin dalës të shqiptarëve jashtë vendit.

    Por, nga ana tjetër, rënia e paprecedentë e euros po dëmton gjithnjë e më shumë bizneset eksportuese të mallra dhe shërbimeve, që sigurojnë të ardhura në valutë, por shumicën e shpenzimeve i kryejnë në lekë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kursi i euros bie në minimumin historik prej 92.44 lekësh

    August 26, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Turistët francezë zgjedhin Pogradecin dhe Juglindjen

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026

    Vendimet e Disiplinës i japin avantazh Skënderbeut në Superiore

    August 26, 2026

    Mandati i kreut të Kuçovës, KAS jep vendimin në KQZ

    August 26, 2026

    Si mblidhen të dhënat demografike në Shqipëri

    August 26, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Mandati i kreut të Kuçovës, KAS jep vendimin në KQZ

    August 26, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.