Elvis Hajdërlli flet nga fshati Braçanj, një fshat ku infrastruktura është përtokë.
Banorët ngrenë zërin e thonë se:
- Mungon asfaltimi i rrugës kryesore Braçanj-Dobranj;
- Mungojnë rrugët bujqësore;
- Mungon mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe ujitës;
- Mungon menaxhimi i mbetjeve;
- Mungon ndriçimi publik;
- Largimi i banorëve.
Duke dëgjuar këto ankesa të banorëve, Elvisi u premton banorëve se këto pika do të jenë prioritet për fshatin e tyre.