Një nga sheshet e qytetit të Korçës do të quhet Selim Mborja.
Miratimi i emërtimit të këtij sheshi me emrin e filantropit të madh mborjar nga Këshilli Bashkiak Korçë është jo vetëm vlerësim për figurën e tij, por edhe respekt për memorien historike dhe trashëgiminë shpirtërore të komunitetit të fshatit Mborje.
Kryetari i bashkisë, z.Sotiraq Filo, ka bërë sot prezantimin e emërtimit. Sheshi “Selim Mbaroja” ndodhet në pjesën veriore të qytetit, rrugës së spitalit.