Delegati i Partisë Socialiate të qarkut të Korçës, Niko Peleshi, përkrah kandidatit për kryetar bashkie, Sotiraq Filo, në lagjen nr.14 në qytetin e Korçës.
Së bashku ata po i japin zë se Korça është tashmë destinacioni i turizmit të fundjavës. Në çdo fundjavë bizneset lokale e ndjejnë frymën e turistëve që vizitojnë qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj.
Po ashtu ata thanë se po punojnë ta kthejnë edhe në një pol zhvillimi në disa sektorë, në atë të bujqësisë, agroturizmit apo dhe edukimit me tekonologjitë e reja.
Vlen të përmendet se gazifikimi i qytetit është një projekt që do ta bëjë Korçën të parin qytet në Shqipëri me standarde europiane.