Në Arrëz, fshatin 600-vjeçar me tradita kulinare, artizanale e arkitekturore, me shtëpitë e gurta karakteristike dhe banorët krenarë për origjinën e tyre. Kurora e gjelbërt e pishave shumëvjeçare që i qëndron si strehë fshatit, është një vlerë e shtuar për Devollin, e cila synohet të kthehet në një destinacion turistik multifunksional.
Kandidati për kryetar bashkie në Devoll nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli, ka nisur fushatën elektorale dhe premtimet e tij.
Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social në facebook ai ka nxjerrë një sërë pikash për fshatin Arrëz.
Ai premton:
- Zhvillim turizmi;
- Rrugën Arrëz-Nikolicë;
- Rregullimi i rrugës nga Kryqi te Lagjja e Hanëllinjve;
- Rehabilitim i ujërave të zeza;
- Menaxhimi i mbeturinave;
- Rrethimi i varrezave.