Author: Kolibri 4
Kemi hyrë tashmë në një pikë kulmore të fushatës zgjedhore elektorale për zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë. Ajo që bie në sy në qarkun e Korçës është se mungon figura e Ervin Sailianjit.Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetar i grupit parlamentar shihet se po punon në qytetin e Kavajës dhe po mbështet fuqishëm kandidatin për kryetar bashkie, Fisnik Qosja. Por pse ky kalim nga qarku i Korçës në atë të Tiranës?Pse mbështetje për Fisnik Qosen dhe jo për Alfred Gegën? Ervin Salianji është gorar, nga zona e Maliqit dhe nuk është parë asnjëherë të punojë aty.Kujtojmë gjithashtu se…
Kush është i deleguari i qarkut të Korçës për koalicionin “Bashkë Fitojmë”?? Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka nisur fushatën elektorale duke prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie. Gjatë prezantimeve janë vënë re drejtues të partive dhe kryetarë të degëve përkatëse. Por kush është delegati i qarkut?? Kjo nuk dihet ende, ndoshta koalicioni ka mangësira në ngritjen e strukturave të tyre.
I deleguari i qarkut të Korçës për Partinë Socialiste, Niko Peleshi ka zhvilluar takim me të rinj dhe të reja që janë plot energji dhe dëshirë për të punuar. Partia Socialiste po punon me çdo strukturë të saj dhe po i kushton seriozitetin e duhur kësaj fushate zgjedhore, sidomos targetgrupit “FRESSH”. I gjendur mes të rinjve energjikë të familjes socialiste jep siguri që Korça do të shohë vetëm përpara. Ai sheh te ta jo vetëm angazhim politik por dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin. Niko Peleshi fton të rinjtë e qytetit të Korçës, dhe jo vetëm, t’i bashkohen zgjedhjes…
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kolonjë, Erion Isai, ka nisur fushatën e tij elektorale.Në çdo derë me një mbështetje që të frymëzon për më tej, për edhe më përpara, pa u kthyer kurrë më mbrapa!
Shoqatat atdhetare e kulturore, si edhe disa prej fondacioneve më të rëndësishme në Pogradec, ishin pjesë e takimit elektoral të radhës, mbajtur nga kandidati i PS për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli. Në diskutimin me ta, Xhakolli ka folur rreth disa projekteve që po zbatohen aktualisht dhe të tjerave që nisin së shpejti, me qëllim transformimin e pandalshëm të Pogradecit. Shoqata “Gora” mbështet me fanatizëm Partinë Socialiste dhe përcjell ndër breza kulturën dhe traditën gorare. Për kryetarin e PS Pogradeci nuk mund të kthehet më pas, askush nuk e mendon më këtë, as në ëndrrat më të këqija, prandaj Xhakolli është…
Pandi Jani është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Premtoj transport falas në Korçë dhe kthimin për të gjithë banorët e Prespës Të nderuar bashkëqytetarë, në fillim të fushatës parazgjedhore ju njoftoj se ne si qeverisje e re lokale do të mundësojmë transport falas dy herë në javë për të gjithë banorët e bashkisë. Projekti është plotësisht i realizueshëm, zbatimi i tij do të fillojë sapo të marr detyrën e kryetarit të bashkisë. Ky projekt është jetik për të gjithë banorët e Prespës dhe synon lehtësimin e shpenzimeve të banorëve. Premtoj një bashki moderne me rrugë dhe rrugica të asfaltuara dhe…
Fshati Podgorie në Njësinë Administrative Vreshtas, Bashkia Maliq ka qenë dhe vazhdon të jetë në prioritetet e investimeve nga ana e bashkisë. Fshati po merr një pamje infrastrukturore të rregullt, dhe jo më larg se dje ka filluar puna për sisteminin dhe asfsaltimin e tre rrugëve problematike të fshatit. 1- Rruga e lagjes lart 2- Rruga e Çezmës 3- Rruga e Gorovecëve Me asfaltimin e këtyre rrugëve Bashkia Maliq po ju jep një zgjidhje shqetësimit që banorët e zonës kanë pasur.
Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë zhvilluan një takim të përbashkët në qytetin e Korçës, për të intensifikuar punën e përbashkët dhe për të siguruar një fitore bindëse, e cila u’a kthen bashkinë të gjithë qytetarëve. Ilir Meta “Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit”-ka thënë Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidates për kryetare bashkie në qytetin e Korçës. Në zgjedhjet e 14 majit kolaicioni “Bashkë fitojmë” ka bindjen e plotë se bashkia e Korçës do t’i kalojë forcës së tyre politike.…
Ditën e djeshme, u bë prezantimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” në qytetin e Maliqit ku u prezantua nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Dr. Alfred Gega po kandidon si kryetar bashkie në qytetin e Maliqit . Gjatë prezantimit nga ana i Ilir Metës, ai u shpreh se për dr. Gegën do të vija në këmbë nga Tirana dhe jo me makinë. Një nga mjekët humanistë që po kandidon në këtë qytet për kryetar bashkie dhe është në garë me Gëzim Topçiun, një kryebashkiak i suksesshëm që e ka treguar në vitet që ka qeverisur këtë bashki.
Këtë mëngjes kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, është parë duke mbjellë pemë në mjediset publike të Maliqit. Një nismë e ndërmarrë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ekipi i tij që po punon në këtë fushatë zgjedhore. Gëzim Topçiu i bashkohet kësaj nisme dhe gjithashtu u bën apel të gjitha bizneseve, të gjithë punonjësve dhe qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme për të mbjellë pemë. “Mbjellja e pemëve do të shtojë sipërfaqet e gjelbërta në zonën tonë dhe do të pasurojë natyrën,”-shkruan ai në rrjetin e tij social.

