Author: Kolibri 4

Në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, për dy netë me radhë u vu në skenë muzikali “Katedralja”. Shfaqja e bazuar në kryeveprën e Viktor Hygoit solli univers të fortë emocional dhe dramatik. Salla e teatrit ishte e tejmbushur dhe në fund të muzikalit, publiku reagoi ngrohtë, duke dhuruar duartrokitje të gjata. Nën regjinë e Xhuljano Briskut dhe me një kast aktorësh të rinj, publiku përjetoi emocione të fuqishme natën e parë të shfaqjes, ku muzika, lëvizja dhe fjala u bashkuan në një rrëfim intensiv skenik. “Katedralja” do të shfaqet edhe natën e sotme në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, duke…

Read More

Një fermë model për kultivimin e mollëve, e pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe një qendër moderne për seleksionimin dhe paketimin e tyre, do të ngrihet në qytetin e Korçës si investim i bashkisë, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe zgjerimin e tregjeve për fermerët. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në një intervistë për mediat, theksoi se projekti pritet të nisë zbatimin e tij gjatë vitit të ardhshëm dhe vlerësohet si një ndër investimet më të rëndësishme në mbështetje të bujqësisë në këtë zonë. Sipas Filos, molla është një nga produktet bujqësore me…

Read More

Qarku i Korçës do të përfshihet nga kushte tipike dimërore. Moti parashikohet me temperatura të ulëta, vranësira të shpeshta dhe intervale kthjellimesh, ndërsa në zona të caktuara priten edhe reshje të përziera shiu e dëbore. Ngricat do të jenë prezente kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës. Bashkia Korçë Në Korçë, dita nis me temperatura nën zero dhe ngrica të dukshme. Gjatë ditës vranësirat do të alternohen me kthjellime, ndërsa termometri pritet të ngjitet deri në vlera modeste. Në mbrëmje dhe gjatë natës moti rikthehet i ftohtë, me rënie të temperaturave dhe mundësi për mjegull lokale. Bashkia…

Read More

Korça po jeton një tjetër fundvit me ritme të larta turistike, duke u renditur ndër destinacionet më të kërkuara për festën e ndërrimit të viteve. Qyteti juglindor ka tërhequr vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe nga jashtë saj, falë atmosferës së veçantë festive, shesheve dhe rrugëve të ndriçuara, si edhe traditës së pasur kulinare. Gatimet tipike korçare, pijet tradicionale dhe mikpritja karakteristike e zonës kanë qenë faktorë kyç në rritjen e interesit turistik. Si rrjedhojë, kapacitetet akomoduese janë shfrytëzuar maksimalisht, me hotele dhe bujtina që raportojnë rezervime të plota për natën e fundvitit. Fluksi i lartë i vizitorëve vërehet gjithashtu…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar disa veprime policore, duke çuar në arrestime në flagrancë dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale në territorin e qarkut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 10 ka vjedhur një sasi parash në një dyqan. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 45 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.…

Read More

Në fshatin Velitërnë, Njësia Administrative Pirg, Bashkia Maliq ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtime pa leje, kryesisht objekte pa funksion ose të ndërtuara pa qëllim, të cilat zinin hapësira në qendër të fshatit. Ky ndërhyrje synon rikthimin e këtyre sipërfaqeve në shërbim të komunitetit, duke përmirësuar mjedisin urban dhe funksionalitetin e hapësirave publike për banorët. Autoritetet vendore falënderojnë banorët e zonës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesi, ndërsa theksojnë se puna për sistemimin dhe vënien në funksion të hapësirave publike do të vijojë edhe në zona të tjera.

Read More

Policia e Korçës ka identifikuar, kapur dhe arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së targave të 5 automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë bënë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit D. V., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 5 targat e vjedhura, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. 23-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vjedhja”,…

Read More

Një tjetër monument kulture në Korçë pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje emergjente pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet. Pas raportimit të bërë nga Vizion Plus, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes rrjeteve sociale. Kulla e Turanit, e prekur nga kushtet e pafavorshme atmosferike, është përfshirë në listën e objekteve në risk të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë. Falë fondit të dedikuar për ndërhyrje emergjente, pritet që shumë shpejt të nisë procesi i restaurimit, i cili do të fokusohet në masa konsoliduese dhe restauruese. Sipas autoriteteve, ndërhyrja do të realizohet në përputhje…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë ftohtësi dimërore tipike me ngrica të hershme në mëngjes dhe temperatura që rriten, por mbeten të moderuara gjatë mesditës. Reshjet janë minimale, me diell dhe mjegull të lehtë në mëngjes në shumë zona. Këto kushte mbështeten edhe nga trendet klimatike historike të funddhjetorit për rajonin. Bashkia Korçë Sot temperatura do të mbajë vlera të ulëta për sezonin, me diell të pjesshëm dhe vlerat maksimale deri rreth 11–12°C gjatë mesditës, ndërsa mëngjesi do të sjellë ngrica dhe ftohtësi qysh në orët e para të ditës. Qielli do të jetë kryesisht i kthjellët deri në mesditë,…

Read More

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, ndërsa nga territori shqiptar kanë dalë 2 431 shtetas. Për menaxhimin e fluksit në rritje, Policia Kufitare po punon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, përfshirë edhe korsinë e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku qarkullimi vijon të jetë i lartë në të dyja drejtimet. Gjatë 24 orëve të fundit, në…

Read More