Author: Kolibri 4
Korça hyn në javën më festive të vitit, duke mirëpritur Krishtlindjen me një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike. Për banorët dhe vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë në qytetin e serenatave, Bashkia Korçë ka përgatitur një program të larmishëm koncertesh, shfaqjesh dhe eventesh festive, që sjellin atmosferën e festës në çdo cep të qytetit. Nga koncerti premier i Orkestrës Simfonike të Korçës në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, te koncertet festive në Sheshin e Pazarit të Vjetër, koret e të rinjve, muzika acapella dhe serenatat korçare, java e Krishtlindjes ofron aktivitete për të gjitha moshat…
Në Kategorinë e Parë do të luhet ditën e nesërme sfida e fundit e jvës së 17-të, e cila u shty për shkak të kushteve atmosferime. Pavrësisht se ende nuk është zhvilluar përballja Korabi – Burreli, sërish në renditje nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha. Kështu Skënderbeu është ekipi kampion dimri, pasi e kanë mbyllur këtë vit kalendarik me 40 pikë. Korçarët kryesojnë të shkëputur me 7 pikë nga Laçi dhe 8 nga Pogradeci.
Qarku i Korçës do të përjetojë edhe sot një ditë tipike dimërore, me temperatura të ulëta dhe vranësira që do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit. Orët e mëngjesit nisin të ftohta, ndërsa gjatë ditës nuk priten ndryshime të ndjeshme në panoramën e motit. Korçë Në qytetin e Korçës, dita nis me vranësira dhe ajër të ftohtë. Gjatë mesditës, qielli mbetet kryesisht i mbuluar, me temperatura që ngjiten lehtë, por pa sjellë ndjesi ngrohjeje. Mbrëmja rikthen të ftohtin e theksuar dhe vranësirat mbeten prezente. Pogradec Në Pogradec, moti paraqitet i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh pranë liqenit.…
Endri Keko i përket atij brezi artistësh që kinemanë nuk e panë thjesht si profesion, por si mision jetësor. Me prejardhje nga Korça, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i rritur në Dardhë, ai mbarti gjatë gjithë jetës një ndjeshmëri të veçantë për vendlindjen, Shqipërinë dhe historitë e njerëzve të thjeshtë që meritonin të mbeteshin në kujtesë. Rrugëtimi i tij ishte i mbushur me sfida. Nga puna fizike në vitet e rinisë, përfshirja në Luftën Nacionalçlirimtare, deri te studimet për regji filmi dokumentar në Moskë, Endri Keko u formua si njeri dhe si artist në përballje të…
Pianisti korçar me famë ndërkombëtare, Kosti Deti, i cili ka fituar njohje në skenat e mëdha të muzikës klasike në Austri dhe më gjerë, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes me një performancë të paharrueshme. Së fundmi, Deti interpretoi në Ambasadën Italiane në Vjenë, duke lënë një përshtypje të thellë te mysafirët e pranishëm. Repertori i tij përfshinte një përzgjedhje të kujdesshme të veprave klasike, ku teknika brilante dhe ndjenja e thellë artistike bashkëpunuan për të krijuar një atmosferë magjike. Mysafirët, të përbërë nga diplomatë, artistë dhe personalitete të ndryshme të kulturës, shprehën vlerësimin e tyre për nivelin e lartë…
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë, pas ndërprerjes së përkohshme për shkak të reshjeve të shiut. Strukturat e bashkisë janë rikthyer në terren për të garantuar respektimin e rregullave dhe kthimin e hapësirave publike në shërbim të banorëve. Ky aksion i vazhdueshëm synon përmirësimin e cilësisë së jetesës, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt e të aksesueshëm për të gjithë.
Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në të dyja senset e lëvizjes. Rradhët me 2 dhe 3 korsi në pritje janë edhe në dalje në drejtim të RMV si edhe në hyrje për Shqipëri. Radhë të cilat sipas policisë kufitare vijnë për shkak të fundjavës por edhe lëvizjeve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë. Në të dyja pikat e kalimit kufitar po punohet me 3 sportele hyrje dalje por fluksi i mjeteve është i lartë ndaj për këtë radha që krijohet është e gjatë, e pakta do të duhet të presësh të paktën…
Rreth 4000 dhurata janë shpërndarë për fëmijët e dhjetëra fshatrave të bashkisë Maliq dhe Korçë në këto prag festash të fundvitit. Ka qënë nisma e përvitshme e besimtarëve ungjillorë të juglindjes, të cilët, me anë të ndihmës së vullnetarëve nga Irlanda, aty ku janë përgatitur këto dhurata, kanë mundur të sjellin buzëqeshje dhe gëzim tek fëmijët Pastori Plator Çollaku nga “Hands of Providence” është shprehur: “Ne kemi vendosur të sjellim këtë atmosferë Krishtlindjesh në gjithë bashkinë e Maliqit. Kemi qenë në zonën e Gorës, Lozhan, Pirg, Orman, Drithas, Rëmbec, gjithashtu nëpër qendra sociale tek fëmijët me aftësi ndryshe. Ka qenë…
Qarku i Korçës zgjohet sot nën një atmosferë tipike dimërore, me temperatura të ftohta dhe një qiell që do të alternojë mes rezeve të diellit dhe vranësirave të lehta. Meteorologët parashikojnë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe pjesërisht me re, ndërsa kushte për reshje të vogla mbeten minimale gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Bashkia Korçë Në kryeqendrën e qarkut, dita nis me mëngjes të ftohtë, me temperatura rreth 0°C, ndërsa mesdita do të sjellë një ngritje të lehtë të termometrit deri në rreth 8–9°C. Qielli do të jetë pjesërisht me re, me intervale kthjellimesh që do të…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa ngjarje dhe veprime procedurale në territorin e qarkut. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në Selcë e Poshtme, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në aksin “Qafë Plloçë–Qukës”, pranë fshatit Vërri, automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëmtimin e dy pasagjereve, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, i…

