Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në të dyja senset e lëvizjes. Rradhët me 2 dhe 3 korsi në pritje janë edhe në dalje në drejtim të RMV si edhe në hyrje për Shqipëri. Radhë të cilat sipas policisë kufitare vijnë për shkak të fundjavës por edhe lëvizjeve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë.
Në të dyja pikat e kalimit kufitar po punohet me 3 sportele hyrje dalje por fluksi i mjeteve është i lartë ndaj për këtë radha që krijohet është e gjatë, e pakta do të duhet të presësh të paktën 40 minuta për të hyrë apo dalë nga Shqipëria.
Në numër të lartë janë edhe banorë të zonave pranë doganës si Pogradec e Prrenjas të cilët futen për të bërë blerje për festat e fundvitit pasi çmimet në RMV janë më të lira se në marketet tona.
Sipas policisë kufitare fluksi i lëvizjeve deri në ndërrimin e viteve, pritet të shtohet edhe më shumë, gjatë gjithë oreve të ditës. Kjo jo vetëm për shkak të lëvizjes së banorëve por edhe ardhjes së emigrantëve nga Greqia, të cilët evitojne Kapshticën për të përdorur Qafë Thanën.


