Author: Kolibri 4

Rreth dy muaj më parë u përurua një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme në juglindje të vendit, rruga Maliq–Lozhan, pjesë e aksit kombëtar Maliq–Gramsh. Megjithatë, ky segment rrugor ka shfaqur tashmë problematikat e para. Në zonën e njohur si “Tylbja e Goçës”, një pjesë e trupit të rrugës ka pësuar rrëshqitje. Aktualisht, për të sinjalizuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve, janë vendosur dy tabela paralajmëruese për punime në rrugë, edhe pse rrëshqitja ka ndodhur rreth një javë më parë dhe deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete. Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në juglindje konfirmojnë ekzistencën e…

Read More

Qarku i Korçës do të përjetojë sot një ditë tipike dimri, ku mbizotërojnë temperaturat e ulëta, kthjellimet dhe vranësirat e lehta, pa reshje të konsiderueshme në asnjë prej 6 bashkive. Në Bashkinë Korçë, dita nis me të ftohtë dhe mjegull të lehtë në zonat periferike, ndërsa gjatë mesditës priten intervale me diell dhe temperatura që ngjiten lehtë, por mbeten nën mesataret sezonale. Pogradeci do të ketë mot më të butë krahasuar me zonat e tjera, falë ndikimit të Liqenit të Ohrit. Paraditja parashikohet kryesisht e kthjellët, ndërsa pasditja me vranësira të lehta dhe temperatura të moderuara për stinën. Në Bashkinë…

Read More

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit dhe informalitetit. Si rezultat i kontrolleve të fundit, Policia ka konstatuar katër raste të tjera shkeljesh në qytetin e Maliqit dhe në Korçë, duke proceduar penalisht katër shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori për dy shtetas në Maliq, të cilët ushtronin aktivitet pa e regjistruar në organet tatimore dhe pa pajisje fiskale për lëshimin e kuponëve. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë proceduan penalisht një…

Read More

Më 17 dhjetor të vitit 1920 Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve. Krijimi i kësaj organizate ushqeu shpresat e një shteti të ri e të vogël si Shqipëria, për fillesat e një diplomacie shumëpalëshe. Lidhja e Kombeve ishte një organizatë ndërkombëtare e themeluar më 10 janar 1920 si rezultat i Konferencës së Paqes në Paris e cila i dha fund Luftë së Parë Botërore. Ajo ishte organizata e parë ndërkombëtare qëllimi i së cilës ishte të mbante paqen në botë. Qeveria shqiptare e konsideroi anëtarësimin në radhët e Lidhjes si garanci për një trajtim neutral të statusit dhe të kufijve të vendit në…

Read More

Vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës kryesore në qendër të Pojanit, një ndërhyrje e rëndësishme që është pjesë e projektit për rehabilitimin e godinës së ish-kinemasë dhe transformimin e saj në shkollë të mesme. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qendër të njësisë, por edhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe komunitetin, duke i dhënë jetë një godine me rëndësi për zonën. Punimet po ecin sipas planifikimit dhe pritet të sjellin një tjetër zhvillim konkret në…

Read More

Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve” dhe në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shërbimet e Policisë vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Korçës. Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet pedagogjike dhe psikologët e shkollave 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në Korçë, “Sadik Dilka” në Voskop, “Bardhyl Pojani” në Maliq, si dhe në shkollat “Koli Gusho” dhe “Kole Koci” në Pogradec. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit e klasave të 6-ta,…

Read More

Në Korçë ka nisur puna për zbatimin e projektit madhor strategjik të Qendrës së Madhe të Eventeve. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo qendër me ndikim në ekonominë lokale, do të përfshijë hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë për koncerte e festivale me përmasa të mëdha, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, ndërsa ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna në kantierin për ndërtimin e kësaj qendre. Ky projekt financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pritet t’i shtojë Korçës një qendër të madhe kulturore, turistike dhe festive me ndikim të madh…

Read More

Disa ditë më parë u zhvillua dëgjesa publike për projektin e rikonceptimit total të shëtitores përgjatë liqenit, nga Moli deri në Drilon, një ndërhyrje madhore që synon transformimin e një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Projekti parashikon një shëtitore moderne, më të organizuar dhe plotësisht në shërbim të publikut, e ndërtuar mbi parimet e “Green Mobility” dhe lëvizshmërisë së gjelbër. Sipas projektit, shëtitorja do të pasurohet me hapësira moderne publike, stola të rinj, gjelbërim të shtuar dhe mbjellje pemësh, ndriçim bashkëkohor, si dhe rrugica të reja për lëvizje në këmbë. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe ndërtimit…

Read More

Qarku i Korçës nis ditën e sotme nën ndikimin e motit të qëndrueshëm dimëror, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit dhe kthjellime që dominojnë pjesën më të madhe të ditës. Ngricat do të jenë të pranishme në zonat e ulëta dhe rurale, ndërsa gjatë mesditës dielli do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave. Në Bashkinë Korçë, mëngjesi është i ftohtë, por dita zhvillohet me qiell kryesisht të kthjellët dhe temperatura që ngjiten deri në 9–11 gradë. Pasditja mbetet e qetë, pa reshje, ndërsa mbrëmja shënon rënie të shpejtë të termometrit. Pogradeci përjeton kushte të ngjashme, me…

Read More

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim ndaj zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Liço, duke e penalizuar për sjellje të papërshtatshme ndaj trupës arbitrale gjatë një ndeshjeje kampionati. Sipas nenit 14/1/c të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, Liço është dënuar me dy ndeshje pezullim nga çdo veprimtari, vendim që vjen pas vlerësimit të protestave të tij ndaj vendimeve të gjyqtarëve. Për pasojë, zyrtari korçar do të mungojë në dy takimet e ardhshme të Skënderbeut, një situatë që i shton vështirësitë klubit në këtë fazë të sezonit, në një moment kur bardhekuqtë kanë nevojë për qetësi dhe përqendrim maksimal në objektivat e…

Read More