Author: Kolibri 4
Skënderbeu rikthehet në fushë për ndeshjen e radhës së kampionatit, ku do të përballet me Ilirinë, në një duel që vjen në një moment delikat për korçarët, pas dy humbjeve radhazi në javët e fundit. Takimi Iliria – Skënderbeu do të luhet të mërkurën, më 17 dhjetor, në orën 13:30, në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku bardhekuqtë do të kërkojnë reagimin dhe rikthimin te rezultati pozitiv. Pas një ecurie jo të qëndrueshme, Skënderbeu synon të kthejë besimin dhe të marrë pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa përballë do të ketë një Iliri që luan fort në shtëpi dhe…
Mbrëmja qendrore që simbolizon festat e fundvitit në qytetin e Korçës ka bërë bashkë nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit dhe njësive administrative, në një atmosferë festive dhe motivuese. Në këtë aktivitet u vlerësuan 318 nxënës ekselentë, të cilët janë dalluar për rezultatet e shkëlqyera në mësime gjatë këtij viti shkollor. Nxënësit u pajisën me certifikata vlerësimi dhe dhurata simbolike, si shpërblim dhe stimul për përkushtimin dhe suksesin e tyre. Dhuratat u shpërndanë nga nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, i cili përcolli edhe një mesazh urimi me rastin e festave të fundvitit, duke i inkurajuar fëmijët të vijojnë rrugën…
Rreth 200 banorë të lagjes së re në qytetin e Maliqit po përfitojnë tashmë kushte më të mira jetese, falë investimit të Bashkisë për asfaltimin dhe sistemimin e të gjitha rrugëve të kësaj zone. Ndërhyrja është realizuar në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugëve të brendshme për vitin 2025, me një fond prej 7.1 milionë lekësh, të siguruar nga të ardhurat e vetë bashkisë. Lagjia e re është krijuar vitet e fundit dhe është e banuar kryesisht nga familje të zonës së Moglicës, të cilat u shpërngulën për shkak të ndërtimit të hidrocentralit Devoll Hydropower dhe përmbytjes së banesave…
Një sërë procedimesh penale janë regjistruar nga strukturat e Policisë në qarkun e Korçës, si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera gjatë ditëve të fundit. Në Korçë, ka nisur procedimi penal ndaj një 28-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të celularit në lokalin ku ndodhej, iu konstatuan faqe aktive për baste sportive, ndërsa në Pogradec një shtetas po hetohet për konflikt fizik me një tjetër person, për motive të dobëta. Në Devoll, Policia ka referuar materialet në Prokurori ndaj një 43-vjeçari nga Bilishti, i dyshuar për falsifikim dokumentesh të një automjeti, me qëllim kalimin e tij në pronësi personale. Po…
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor Pogradec, ku u prezantua puna e realizuar gjatë vitit që po mbyllet, u njohën anëtarët e rinj dhe u shpalosën projektet që pritet të zhvillohen gjatë vitit 2026. Gjatë fjalës së tij, Xhakolli përgëzoi të rinjtë për energjinë, angazhimin dhe rolin aktiv që kanë marrë në jetën publike të qytetit, duke theksuar se Bashkia Pogradec i konsideron të rinjtë si një partner të rëndësishëm në vendimmarrje dhe zhvillim lokal. Kryebashkiaku vuri në dukje se infrastruktura rinore në Pogradec është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit dhe…
Korça hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt zhvillimit urban, kulturor dhe turistik. Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, njoftoi nisjen e punimeve për zbatimin e një projekti madhor strategjik, të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili synon ta kthejë qytetin në një qendër të madhe eventesh me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale. Projekti parashikon ndërtimin e hapësirave moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si dhe infrastrukturë të posaçme për organizimin e koncerteve dhe festivaleve të përmasave të mëdha, në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Këto investime pritet t’i japin Korçës një dimension të ri…
Qarku i Korçës sot zgjohet me një mot të ndryshueshëm mes kthjellimesh dhe vranësirash të lehta — një ditë tipike dimri që sjell ftohtësi në të gjithë territorin dhe një ajër të pastër e të freskët për qytetarët dhe vizitorët. Sipas parashikimit më të fundit meteorologjik, temperaturat do të mbeten në kuota të ulëta, ndërsa qielli do të ndryshojë pamje gjatë orëve të ditës. Bashkia Korçë Mëngjesi nis me temperatura pranë 0°C dhe mot kryesisht me re të lehta, ndërsa gjatë mesditës termometri ngjitet deri rreth 5–8°C, me periudha të shkurtra kthjellimesh. Erë e lehtë, por ndjesia e ftohtë do…
Pika fundore e trajtimit të mbetjeve, e cila u shërben të gjitha bashkive të qarkut Korçë, vijon të konsiderohet një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërbashkiak, inovacionit dhe edukimit mjedisor. Falë administrimit efikas dhe përdorimit të teknologjisë së duhur, landfilli i Maliqit operon sipas standardeve më të larta në menaxhimin e mbetjeve urbane. Procesi i trajtimit të mbetjeve shoqërohet edhe me programe ndërgjegjësimi, veçanërisht për të rinjtë, duke nxitur kulturën e mbrojtjes së mjedisit, ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklimin. Paralelisht, Ministria e Mjedisit po avancon projektin për krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, i cili do…
Në Korçë u zhvillua takimi vjetor i Komitetit Drejtues për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve vendore dhe qendrore. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e reagimit të koordinuar për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Gjatë diskutimeve u analizua puna e deritanishme, u evidentuan sfidat dhe u theksua rëndësia e ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase në çdo rast të evidentuar. Institucionet pjesëmarrëse ritheksuan angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm, me synim parandalimin, trajtimin dhe minimizimin e pasojave të dhunës në familje. Në përfundim të takimit, u ri-nënshkrua Marrëveshja…
Ky gadishull shqiptar fsheh mozaikë bizantinë, nën një mbulesë mbrojtëse për nëntë muaj të vitit, me sipërfaqe 158 metra katrorë, që datojnë në shekullin VI, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze “Journée Mondiale”. Liqeni i Ohrit shtrihet përtej rrënojave të Bazilikës Paleokristiane në majë të kodrës. Ujërat e tij ngjyrë bruz reflektojnë dritën e pasdites mbi pllakat terrakote dhe safiri. Zbulimi sezonal e transformon Gadishullin e Linit nga një fshat i qetë peshkimi në një destinacion pelegrinazhi arkeologjik. Vizitorët do të kenë mundësi të dëshmojnë artin mbi të cilin kanë ecur të krishterët e hershëm, i cili tani…

