Author: Kolibri 4
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton për disa ngjarje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në qytet dhe rrethinë. Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Memëlisht, Pogradec, pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Volkswagen” dhe u përplas me murin e tunelit. Si pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, E. T., 32 vjeç, i cili u transportua për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Verifikimet treguan se A. Z. drejtonte në gjendje të dehur. Gjithashtu, në aksione të veçanta u arrestuan edhe: R. M., 30 vjeç, banues në…
Këngëtarja korçare Jorgjeta Lalazi dhuroi një mbrëmje të mbushur me ndjenja dhe tinguj serenatash në koncertin e saj recital, të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Me një karrierë që shtrihet për afro 40 vjet dhe një repertor të pasur me këngë të dashura nga publiku, Lalazi u prit me duartrokitje të gjata dhe një sallë të mbushur plot. Gjatë fjalës së saj, këngëtarja u shpreh e emocionuar nga ngrohtësia dhe vlerësimi i publikut, duke theksuar se kjo është motivimi më i madh për të vijuar rrugëtimin e saj artistik.“Është e mrekullueshme të ndjesh dashurinë e publikut,…
Korça është zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit 2026”. Titulli prestigjioz, i akorduar nga ACES Europe, rendit Korçën ndër 21 qytetet më të vlerësuara sportive në Evropë, duke njohur përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive. Me këtë certifikatë, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar, pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, që merr këtë njohje ndërkombëtare. Ky titull vlerëson traditën e pasur sportive të qytetit dhe përgatit Korçën për një vit të mbushur me aktivitete dhe ngjarje sportive të rëndësishme.
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka mbajtur festën tradicionale të Verës Artizanale dhe Gështenjës, një ngjarje që mbledh çdo vit banorë të zonës dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Festimi nuk është vetëm një mundësi për argëtim dhe muzikë, por edhe një garë për verërat artizanale dhe kantinat shqiptare, me qëllim promovimin e prodhimeve vendase dhe ruajtjen e traditës bujqësore. Entela Gusho, zv/kryetare e Bashkisë Pogradec, theksoi:”Është viti i 31 që festohet festa e verës dhe gështenjës. Kjo nuk është vetëm një festë argëtimi, por edhe një konkurs ku kantinat shqiptare dhe artizanët konkurrojnë për verën e kuqe,…
Në hyrje të qytetit të Pogradecit, një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin anësor të tunelit. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, A. Z., si dhe pasagjeri E. T., 35 vjeç, po ashtu banues në Memëlisht. Të dy janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se…
Të dielën, Maliqi do të luajë në shtëpi ndaj Tomorrit, në një takim tepër të rëndësishëm për ecurinë e këtij sezoni. Kjo ndeshje konsiderohet detyrimisht për t’u fituar nga ekipi i trajnerit Egli Malesia, pasi tre pikët do t’i japin më shumë qetësi dhe stabilitet kampit maliqar. Fitorja në këtë duel do të ndihmonte skuadrën të ngjitej në renditje dhe të krijonte moral të lartë për ndeshjet e ardhshme. Trajneri Malesia ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozërisë vendase, duke theksuar se në sfida të tilla të forta dhe delikate, skuadra ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, që i jep energji…
Policia vijon veprimet procedurale dhe kërkimet në disa zona të qarkut, ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa raste që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të strukturave lokale. Në Pogradec, shërbimet e Komisariatit kanë referuar në Prokurori materialet për fillimin e procedimit penal ndaj dy shtetasve. Shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Alarup, dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin D. H., ndërsa Xh. Ç., 26 vjeç, banues në Stropckë, është kapur duke transportuar sasi drush zjarri pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në Devoll, mbrëmjen e datës…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë vijon kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, janë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera, duke çuar në procedim penal 4 shtetas në Korçë dhe Pogradec. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasit J. A., P. A. dhe Th. B., banues në Korçë, pasi në celularët e tyre u gjetën faqe aktive për baste sportive. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit…
Qarku i Korçës është zgjuar sot nën një mëngjes tipik dimri, me temperatura të ulëta dhe prani mjegulle në zonat fushore. Gjatë paradites, moti pritet të qetësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime dhe diell të zbehtë në të gjithë territorin. Nuk parashikohen reshje, ndërsa amplituda ditore termike mbetet e lartë në të gjitha bashkitë. Bashkia Korçë Mëngjesi nisi me mjegull të dendur dhe temperaturë pranë zeros, ndërsa orët e mesditës sjellin kthjellime dhe rritje të lehtë të vlerave termike deri në 10–12°C. Mbrëmja rikthen ftohtësinë, me temperaturat që pritet të zbresin sërish në vlerat minimale. Bashkia Pogradec Përgjatë brigjeve të liqenit…
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka referuar në Prokurori dy raste të veprimtarisë së paligjshme të konstatuara në pikat kufitare të qarkut. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë nisur procedimin penal për shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin e tij u gjet një sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, e cila u sekuestrua si provë…

