Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton për disa ngjarje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në qytet dhe rrethinë.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Memëlisht, Pogradec, pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Volkswagen” dhe u përplas me murin e tunelit. Si pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, E. T., 32 vjeç, i cili u transportua për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Verifikimet treguan se A. Z. drejtonte në gjendje të dehur.
Gjithashtu, në aksione të veçanta u arrestuan edhe:
-
R. M., 30 vjeç, banues në Maliq, për drejtim automjeti pa leje drejtimi;
-
E. B., 37 vjeç, banues në Neviçisht, Korçë, për drejtim në gjendje të dehur;
-
D. B., 41 vjeç, banues në Pogradec, për drejtim automjeti pa targa dhe në gjendje të dehur.
Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan në Prokurori materialet për shtetasin I. S., 43 vjeç, për vjedhje të disa dritareve në lagjen nr. 3, ndërsa Komisariati i Maliqit ka referuar në Prokurori shtetasen V. Sh., 34 vjeçe, për dhunë ndaj nënës së saj, e cila ka marrë urdhër mbrojtjeje.
Në datën 12.12.2025 u regjistruan edhe kallëzime për fyerje dhe konflikt fizik, ndërkohë që autorët po identifikohen. Të gjitha materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


