Korça është zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit 2026”.
Titulli prestigjioz, i akorduar nga ACES Europe, rendit Korçën ndër 21 qytetet më të vlerësuara sportive në Evropë, duke njohur përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive. Me këtë certifikatë, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar, pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, që merr këtë njohje ndërkombëtare.
Ky titull vlerëson traditën e pasur sportive të qytetit dhe përgatit Korçën për një vit të mbushur me aktivitete dhe ngjarje sportive të rëndësishme.


