Të dielën, Maliqi do të luajë në shtëpi ndaj Tomorrit, në një takim tepër të rëndësishëm për ecurinë e këtij sezoni. Kjo ndeshje konsiderohet detyrimisht për t’u fituar nga ekipi i trajnerit Egli Malesia, pasi tre pikët do t’i japin më shumë qetësi dhe stabilitet kampit maliqar.
Fitorja në këtë duel do të ndihmonte skuadrën të ngjitej në renditje dhe të krijonte moral të lartë për ndeshjet e ardhshme. Trajneri Malesia ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozërisë vendase, duke theksuar se në sfida të tilla të forta dhe delikate, skuadra ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, që i jep energji dhe besim grupit në fushë.
Maliqi synon të shfrytëzojë maksimalisht avantazhin e fushës dhe momentin e mirë të skuadrës për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Tomorrit.


