Author: Kolibri 4
Në Pogradec u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të Stacionit të ri të Zjarrfikësve të Bashkisë Pogradec, një investim i rëndësishëm në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP. Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, në fjalën e tij theksoi se ky stacion modern rrit ndjeshëm sigurinë e qytetit dhe përgatitjen e strukturave për t’u përballur me çdo situatë emergjente. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe rëndësinë e investimit…
Pogradeci rikthen këtë fundjavë një nga traditat më të dashura të qytetit, Festën e Verës dhe Gështenjës, një aktivitet që prej vitesh mbledh qytetarë dhe vizitorë në një atmosferë të ngrohtë, plot muzikë dhe shije karakteristike të zonës. Eventi do të zhvillohet në qendër të qytetit, më 12 dhe 13 dhjetor, duke nisur nga ora 18:00, ku atmosfera festive do të ndizet me performancat e artistëve të njohur. Në skenë do të ngjiten Armaldo Kllogjeri, Rea Nuhu, si dhe Bledi Kaso & Hot Stuff Band, të cilët do të sjellin dy mbrëmje të mbushura me ritëm dhe energji. Krahas muzikës,…
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Parku Drilon-Tushemisht, ku ka përfunduar Qendra e re e Vizitorëve, një element që, sipas tij, plotëson mozaikun e atraksioneve që ofron ky kompleks natyror dhe turistik në juglindje të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se projekti i parkut është përzgjedhur ndër 8 finalistët e Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit të Barcelonës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arkitekturës së peizazhit. Parku Drilon-Tushemisht u përzgjodh mes 230 projekteve nga 20 vende të botës. Projekti Drilon-Tushemisht Waterscape Park” është realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe AADF. Restaurimi i…
Moti në qarkun e Korçës paraqitet i kthjellët gjatë gjithë ditës së sotme, megjithëse orët e para të mëngjesit u karakterizuan nga mjegulla e dendur në shumë zona të territorit. Temperatura mbetet tipike dimri: e ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, pak më e butë në mesditë. Bashkia Korçë Në Korçë moti mbetet i kthjellët me prani mjegulle në mëngjes. Temperaturat luhaten nga 2°C në nisje të ditës, deri në 11–12°C rreth mesditës. Në mbrëmje, termometri zbret sërish drejt vlerave minimale, duke arritur 0°C. Bashkia Pogradec Pogradeci paraqitet me mot të kthjellët dhe lagështi karakteristike pranë liqenit. Paraditja shënon mjegull të…
Strukturat e Policisë së Korçës vijojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve të kryera, janë goditur dy raste të tjera, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, i zhvilluar katër ditë më parë. Gjatë veprimeve procedurale, Policia ka zbuluar dy lokale në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, ku organizoheshin lojëra fati. Në përfundim të kontrolleve: U arrestua në flagrancë shtetasi L. Dh., 32 vjeç, pronar i një prej lokaleve, për veprat…
Qarku i Korçës zgjohet sot nën një vel mjegulle që mbulon si qytetet, ashtu edhe zonat fushore. Mjegulla është prezente gjatë mëngjesit dhe në disa zona mund të qëndrojë edhe drejt mesditës, duke ulur dukshmërinë dhe duke krijuar atmosferën e një dite tipike dimri. Temperaturat mbeten të ulëta në orët e para, ndërsa ditën sjellin një ngrohje të lehtë, por pa e larguar plotësisht lagështinë e ajrit. Korçë Qyteti është i mbështjellë nga mjegulla e dendur që zgjat deri në orët e vona të paradites. Temperaturat lëvizin nga 0°C në mëngjes deri në 9–10°C gjatë ditës. Mjegulla zbutet…
Në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë u zhvillua një aktivitet i dedikuar traditave, elementeve etnografike dhe trashëgimisë kulturore të pakicave maqedonase, arumune dhe rome, një nismë e organizuar nga Shoqata Maqedonase “Sonce” në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare. Takimi u mbajt në Bibliotekën “Kongresi i Manastirit” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe u hap nga prof. as. dr. Eris Rusi, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë. Më pas, fjalë përshëndetëse mbajtën kryetari i Shoqatës “Sonce”, Vasil Steriovski; rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi; dekane e FEF, prof. as. dr. Jonela…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur një sërë procedimesh penale të nisura gjatë 24 orëve të fundit në qytetet e Korçës, Pogradecit dhe Devollit, lidhur me ngjarje të ndryshme me karakter penal. Kontrolli i narkotikëve – Korçë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar në Prokurori materialet për shtetasin S. I., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis. Për të ka nisur procedimi penal sipas parashikimeve ligjore. Pogradec – Dhunë në familje, dhunë ndaj të miturit dhe faqe bastesh në celular Shërbimet e Komisariatit të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë–Bilisht, në kryqëzimin midis fshatrave Progër dhe Mançurisht, ku ka humbur jetën një 79-vjeçar dhe është plagosur drejtuesi i automjetit që shkaktoi përplasjen. Viktima është identifikuar si Haki Rusi, banor i fshatit Mançurisht. Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari po kthehej nga Bilishti me një mjet të shërbimit publik dhe ishte ndalur së bashku me bashkëfshatarë të tjerë në pikën ku ndodhi më pas aksidenti. Pasi ka zbritur nga furgoni, 79-vjeçari ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, aty ku kishte lënë biçikletën e tij. Në…
Kujtojmë sot, më 9 dhjetor, ditën e lindjes së regjisorin, skenaristin dhe producentin e njohur shqiptar, Piro Milkani, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së kinematografisë shqiptare. Me një karrierë prej më shumë se gjashtë dekadash, Milkani konsiderohet nga “baballarët” e filmit shqiptar, duke lënë një trashëgimi të gjerë artistike që vijon të frymëzojë breza. Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në Korçë dhe u nda nga jeta më 24 maj 2025. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit…

