Author: Kolibri 4
Strukturat e Policisë së Korçës kanë referuar një sërë ngjarjesh në Prokurori, duke nisur procedime penale për disa shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Komisariati i Policisë Korçë nisi procedimin penal ndaj shtetasit N. T., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dy persona, për motive të dobëta. Ndërkohë, në Pogradec, është proceduar penalisht dy 16-vjeçarë që dyshohet se kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto të një vajze 16-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar materialet për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasve T. Z., 50 vjeç, banues në…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë masa të ashpra ndaj KF Iliria pas akteve të dhunës të ndodhura në ndeshjen e papërfunduar ndaj KF Skënderbeu. Sipas vendimit zyrtar, KF Iliria dënohet me 500 mijë lekë gjobë, ndërsa të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit 2025–2026 do t’i zhvillojë në një fushë asnjanëse, të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Gjoba aplikohet në masën 50%, në bazë të nenit 76 të KDE-së. Po ashtu, në zbatim të nenit 6/3/k, është vendosur që ndeshja Iliria–Skënderbeu të riluhet më 17 dhjetor 2025, në “Elbasan Arena”, në orën 13:30. Disiplina ka goditur…
Sot, Qarku i Korçës përjeton një ditë tipike dimri me mot kryesisht vranët, reshje lokale dhe temperatura shumë të ulëta. Nuk pritet diell i dukshëm, ndaj është ditë për të planifikuar me kujdes lëvizjet sidomos në zonat malore. Bashkia Korçë Mëngjesi nis me vranësira dhe mundësi reshjesh. Gjatë paradites – mot i paqëndrueshëm, me reshje dhe temperatura relativisht të ulëta (rreth 7–8°C). Bashkia Pogradec Në zonën e liqenit mund të ndihen reshje sporadike dhe dita do të mbetet e vranët, me temperatura të ftohta gjatë mëngjesit dhe pak më të larta në mesditë. Bashkia Maliq & Bashkia Devoll Këto zona…
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, në rrugën që lidh qytetin me Tushemishtin. Dy automjete, të drejtuara nga shtetasit P. H. dhe R. P., janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e tre personave. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi R. P. dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë transportuar të dëmtuarit drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Njëri prej të plagosurve ka pasur nevojë për kujdes më të specializuar, ndërsa dy të tjerët…
Korça vlerëson nxënësit e saj më të shkëlqyer. Plot 77 gjimnazistë nga shkollat publike dhe jo publike të qytetit janë nderuar këtë vit me Bursën e Ekselencës, një iniciativë e Bashkisë Korçë për të mbështetur të rinjtë me rezultate të larta në mësime. Ceremonia e shpërndarjes së bursave vlerësoi jo vetëm arritjet akademike, por edhe përkushtimin, punën dhe vullnetin që këta të rinj kanë treguar gjatë gjithë vitit. Gjimnazistët u cilësuan si shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një pasuri e rëndësishme për të ardhmen e qytetit. Bashkia Korçë bëri të ditur se do të vijojë të investojë në mbështetjen e…
Qarku i Korçës zgjohet sot nën një qiell të mbuluar nga vranësira të dendura, ndërsa reshjet e shiut shoqërojnë pjesën më të madhe të ditës në disa zona. Temperaturat mbeten të ulëta, tipike të fillimit të dimrit, duke krijuar një ditë të ftohtë dhe të lagësht në të gjithë territorin. Bashkia Korçë Në Korçë moti mbetet kryesisht i vrenjtur, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat shtohen në orët e pasdites. Temperaturat luhaten nga 6°C në mëngjes deri në 9°C në mesditë. Lagështia e lartë dhe era e lehtë nga jugu krijojnë një ndjesi freskie të theksuar në…
Pas ngjarjeve të dhunshme në Fushë-Krujë, ku ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut u ndërpre, ka reaguar shefi i klubit korçar, Ilirjan Përmeti. Ai deklaroi se futbollistët e Skënderbeut janë përballur me dhunë brenda ambienteve të stadiumit dhe se situata e krijuar e bënte të pamundur zhvillimin e takimit. “Nuk jam këtu për të replikuar me klubin Iliria, por për të sensibilizuar opinionin sportiv dhe tifozët korçarë. Ne nuk kemi synuar kurrë të dëmtojmë askënd dhe gjithmonë kemi treguar tolerancë,” – u shpreh Përmeti. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ku lojtarë dhe zyrtarë të ekipit vendës kanë…
Nesër do të nisë ndërtimi i urës së tipit “Bailey” në fshatin Qafzezë, një zgjidhje e përkohshme, por e menjëhershme, që do t’i rikthejë kalueshmërinë banorëve të 12 fshatrave të bashkisë Kolonjë. Vendimi u mor pas përcjelljes së shqetësimit tek ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, me qëllim adresimin e shpejtë të situatës deri në ndërtimin e urës së re përfundimtare. Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë e trajtoi me prioritet këtë problem, pasi dëmtimi i urës kishte lënë komunitetin pa një lidhje alternative qarkullimi. Për reagimin e menjëhershëm dhe angazhimin…
Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë firmosur një marrëveshje të re bashkëpunimi që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në pesë gjimnaze të vendit: “Raqi Qirinxhi”, “Gjergj Kastrioti”, “Luigj Gurakuqi”, “Oso Kuka” dhe “Asim Vokshi”. Marrëveshja përfshin edhe mbështetjen e 20 shkollave 9-vjeçare që zhvillojnë mësim të integruar në gjuhën frënge. Gjatë takimit me mësuesit e frëngjishtes në arsimin parauniversitar, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, vlerësoi punën e “armatës së jashtëzakonshme” të mësuesve të frëngjishtes në të gjithë vendin, duke nënvizuar se qytetet Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan…
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka intensifikuar masat e sigurisë në prag të festave të fundvitit. Drejtori i institucionit, z. Lorent Nake, së bashku me shefin e policisë, Kryekomisar Rigenci Kordalli, zhvilluan sot një instruktazh me stafin policor në shërbim. Gjatë takimit u dhanë udhëzime të qarta për forcimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës dhe zbatimin rigoroz të detyrave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në këtë periudhë të ngarkuar. IEVP Korçë thekson se mbetet plotësisht i angazhuar për të siguruar një ambient të qetë, të kontrolluar dhe të sigurt, si për personelin, ashtu edhe për qytetarët.

