Author: Kolibri 4

Verërat shqiptare dhe veçanërisht ato të Leskovikut u vunë në fokus në episodin më të fundit të podcastit “FLASIM”, ku i ftuar ishte përfaqësuesi i Max Mavrud, Erald Fejzulla. Në një bisedë të gjatë dhe të sinqertë, Fejzulla ndau historinë, pasionin dhe ambicien e tij për ringritjen e traditës së verës në zonat malore të vendit. Gjatë podcastit me Kryeministrin Edi Rama, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes shtetërore për zonat malore. “Sot pata mundësinë të jem pjesë e një bisede të gjatë dhe të sinqertë me Kryeministrin Rama për malet e Shqipërisë dhe për vëmendjen që qeveria po i jep…

Read More

Ditën e martë, Qarku Korçë do të përshkohet nga mot i ftohtë e me vranësira. Temperaturat në mëngjes zbresin rreth 2 °C, ndërsa gjatë mesditës ngrihen deri në rreth 9–10 °C. Pasdite priten reshje të dobëta në disa zona, ndërsa moti mbetet i vranët me kthjellime të pjesshme në momente sporadike. Bashkia Korçë Në qytetin kryesor, gjatë mëngjesit moti mbetet i vranët dhe i ftohtë rreth 2–4 °C në orët e para. Me kalimin e ditës, dita siguron ngrohje të lehtë, deri në 8–10 °C, me vranësira të dendura. Në orët e pasdites, mund të regjistrohen reshje të lehta një…

Read More

Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë të rinj shpërblim. Përfituesit e bonusit që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësinë ta përfitojnë deri në 30 qershor të 2026-ës, ndërsa pas kësaj date, mundësia për ta përfituar shpërblimin skandon. Në total, nga shpërblimi do të përfitojnë 762,740 persona, nga të…

Read More

Rastet e reja me HIV vijojnë të shfaqen çdo vit në vendin tonë, duke e bërë gjithnjë e më të domosdoshme rritjen e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe aksesit në trajtim, në përputhje me mesazhin global të Ditës Botërore të AIDS-it. Të dhënat e fundit të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri, janë diagnostikuar 125 raste të reja me HIV, ndërsa numri total i rasteve të evidentuara nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1,973. Prevalenca e infeksionit në nivel kombëtar vlerësohet në 0.08%, ndërsa incidenca për vitin 2025 është 5.3 raste…

Read More

Më 1 Dhjetor, qarku i Korçës ndodhet në prag të dimrit me ditë të ftohta, drita të pakta dhe një ndjesi përgjithshme akulli që po zgjat nëpër qytete e fshatra. Temperatura e mesme ditore pritet të luhatet rreth 5-6 °C në mëngjes, duke u ngrohur pak deri në 10-11 °C në mesditë sipas modeleve klimatike të zakonshme për dhjetor në zonë. Mbi të gjitha dita do të nisë me kthjellime në disa zona, por me kalimin e orëve vranësirat do të mbulojnë himin veçanërisht pas mesditës dhe drejt mbrëmjes, kur retë do të errësojnë qiellin. Korçë dhe Pogradec: Mëngjesi nis me…

Read More

Varietetet autoktone të rrushit, si Muskat Kanell, Gëms dhe veçanërisht Serina e Bardhë, po marrin jetë të re në Pogradec falë projektit TYPIC-AL, një program i financuar nga Qeveria Italiane përmes AICS dhe i zbatuar nga CIHEAM Bari, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Ky projekt ka bërë të mundur identifikimin, mbrojtjen dhe rikthimin e varieteteve të rralla të rrushit vendor, duke u dhënë fermerëve mundësi reale zhvillimi përmes financimit të makinerive bujqësore moderne dhe pajisjeve teknologjike të avancuara. Këto mjete rrisin efikasitetin në punimin e tokës, kujdesin ndaj vreshtave dhe përpunimin e…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka informuar mbi një sërë veprimesh procedurale dhe arrestimesh të kryera gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qarkut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se gjatë natës ka vjedhur një sasi të konsiderueshme produkt rrushi në magazinën e një 74-vjeçari. Sasia e vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

Read More

Pas publikimit të rastit të familjes Brahimllari në fshatin Zvirinë, të cilës iu shemb banesa si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve, Bashkia Maliq ka reaguar menjëherë duke i gjetur një zgjidhje të përkohshme problemit të tyre. Familja prej 5 anëtarësh, e cila deri dje jetonte në një kasolle të improvizuar me plastikë pasi shtëpia u shpall e pabanueshme, është sistemuar sot në një banesë tjetër me qira, e cila do të paguhet nga bashkia deri në rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së tyre të dëmtuar. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Bashkisë Maliq kanë ndjekur nga afër rastin që…

Read More

Nga Tonin Frroku Pas fitores dramatike 4-3 ndaj Lushnjës në Korçë dhe rezultateve surprizë nga sfidat e tjera të javës, panorama e Kategorisë së Parë është tronditur ndjeshëm në favor të Skënderbeut. Barazimet Kastrioti–Laçi 2-2 dhe Pogradeci–Iliria 0-0 kanë qenë “dhurata” më e madhe që korçarët mund të merrnin në këtë fazë të sezonit. Me 34 pikë, skuadra e trajnerit Ernest Gjoka qëndron më e qetë se asnjëherë tjetër në krye të garës, ndërsa rivalët kryesorë kanë humbur terren në momentin më të papërshtatshëm. Laçi mbetet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Pogradeci në 22, një diferencë që tashmë e…

Read More

Një moment domethënës për memorien historike të qytetit të Korçës është shënuar me vendosjen e bustit të intelektualit të shquar Llazar Zai Fundo në zonën këmbësore të qytetit. Monumenti është vendosur në një shesh të pedonales, shumë pranë shtëpisë ku ai u lind dhe u rrit, duke i dhënë kështu një vlerë të veçantë simbolike këtij akti. Figura të botës akademike kanë vlerësuar lart vendosjen e bustit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rivlerësimit të figurave të lëna në harresë nga historia. Historiani dhe profesori Aurel Plasari e përkufizoi këtë veprim si “një borxh historik ndaj…

Read More