Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Max Mavrud në qendër të vëmendjes: Erald Fejzulla në podcastin “FLASIM” rrëfen vizionin për verën shqiptare

    Aktualitet December 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Verërat shqiptare dhe veçanërisht ato të Leskovikut u vunë në fokus në episodin më të fundit të podcastit “FLASIM”, ku i ftuar ishte përfaqësuesi i Max Mavrud, Erald Fejzulla. Në një bisedë të gjatë dhe të sinqertë, Fejzulla ndau historinë, pasionin dhe ambicien e tij për ringritjen e traditës së verës në zonat malore të vendit.

    Gjatë podcastit me Kryeministrin Edi Rama, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes shtetërore për zonat malore.
    “Sot pata mundësinë të jem pjesë e një bisede të gjatë dhe të sinqertë me Kryeministrin Rama për malet e Shqipërisë dhe për vëmendjen që qeveria po i jep këtyre zonave që, për dekada me radhë, kanë pritur ringjallje,” u shpreh Fejzulla.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai theksoi se pjesëmarrja në podcast nuk kishte qëllim promovimi personal, por dëshirën për të treguar një histori suksesi që ka lindur në kushte të vështira.
    “Unë zgjodha të jem pjesë e këtij podcasti për një arsye shumë të thjeshtë: sepse besoj thellë se ajo që kemi bërë ne në Leskovik është një histori që duhet ndarë. Jo për t’u mburrur, por për të treguar se çfarë ndodh kur përkushtimi, pasioni dhe puna përplasen me një tokë të egër, të bukur dhe shpesh të nënvlerësuar.”

    Fejzulla foli edhe për vizionin e tij afatgjatë, i cili shkon përtej prodhimit të verës.
    “Në podcast shpalosa vizionin tim për verën e Leskovikut, një vizion që nuk ka të bëjë vetëm me shishe vere, por me identitet, me histori, me krenari lokale,” tha ai, duke shtuar se synon rikthimin e lavdisë që Leskoviku ka pasur dikur.

    Në takimin me Kryeministrin, ai bëri një kërkesë të qartë:
    “Kryeministrit i kërkova një gjë shumë të qartë: që vëmendja për zonat malore, sidomos për Leskovikun, të mos bjerë asnjëherë. Sepse malet nuk ngrihen me fjalë, por me rrugë më të mira, me infrastrukturë, me investime në turizëm, me mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.”

    Erald Fejzulla u shpreh se do të vijojë të jetë këmbëngulës në misionin e tij për ta ngritur Leskovikun aty ku e meriton.
    “E di çfarë vlen Leskoviku. E di çfarë mund të bëjë kjo tokë kur i jepet mundësia. Dhe dua që çdo shqiptar ta shohë këtë histori si frymëzim se edhe një kodër e egër mund të kthehet në pasuri kombëtare, mjafton dashuria, puna dhe pak besim në të ardhmen.”

    Një bisedë që ngre lart verën shqiptare dhe e kthen vëmendjen te potenciali i madh i zonave malore të vendit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.